LIVE UPDATES
Bota

Mesazhi për Krishtlindje, Papa Françesku thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe rajonet ku ka luftë

Që në meshën e Natës së Krishtlindjeve, Papa Françesku kishte kujtuar vuajten e njerëzve në Lindjen e Mesme.

25 Dhjetor 2023, 15:39 Nga r.ll
Mesazhi për Krishtlindje, Papa Françesku thirrje për paqe
papa francesku

VATIKAN- Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës dhe kthim në tryezën e bisedimeve. Papa kërkoi fundin e luftës në Lindjen e Mesme. "Unë ju lutem që të ndalen operacionet ushtarake me pasoja të tmerrshme të kthimit në viktima të civilëve të pafajshëm", tha kreu i kishës katolike në sheshin e Pjetrit në Romë para dhjetëra besimtarëve të mbledhur.

Papa tha në meshën e tij se, "dhuna dhe urrejtja nuk nxiten më tej, por zgjidhet çështja palestineze, me një dialog të drejtë dhe këmbëngulës mes palëve, që mbështetet nga një vullnet i fortë politik dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare." Në të njëjtën kohë Papa kërkoi nga Hamasi lirimin e të gjitha pengjeve. Sulmin e Hamasit më 7 tetor, Papa e cilësoi "të neveritshëm." Kurse nga Izraeli kërkoi të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza. Kreu i kishës katolike bëri thirrje për paqe edhe në rajone të tjera ku luftohet, si në Ukrainë, Siri dhe Afrikë.

Në fjalën e tij Papa, një kundërshtar i njohur i abortit, është shprehur kundër tij dhe duke vendosur edhe një paralele mes luftës dhe abortit. "Sa shumë masakra ka tek të pafajshmit në botë; në barkun e nënës; në rrugët e të dëshpëruarve, që janë në kërkim të shpresës; në jetën e kaq shumë fëmijëve, fëmiijëria e të cilëve shkatërrohet nga lufta." Edhe vitin e kaluar mesha e Krishtlindjeve u errësua nga lufta, atëherë Papa iu referua luftës në Ukrainë, vuajtjes së njerëzve atje dhe kërkoi ndalimin e saj. Pas fjalimit të tij, Papa shpërndau mesazhin e njohur Urbi et Orbi - Për botën e Qytetërimin.

Që në meshën e Natës së Krishtlindjeve, Papa Françesku kishte kujtuar vuajten e njerëzve në Lindjen e Mesme. Në Bethlehem këtë vit për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit islamist festimet janë shumë të kufizuara. Në Bethlehem gati nuk gjen më turistë. Pierbattista Pizzaballa, patriarku latin i kishës katolike në Bethlehem në predikimin e tij në meshën e Krishtlindjeve ka kujtuar vuajtjen e izraelitëve pas sulmeve të Hamasit por edhe të palestinezëve. Nuk mjafton vetëm armëpushimi, ka thënë ai. "Ne nuk duam armëpushim, ne duam që të marrin fund armiqësitë. Përfundimisht dhe përhershëm." Sipas patriarkaut "dhuna krijon dhunë të re" dhe nuk duhet të vazhdojë kjo gjendje./DW

papa francesku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet