25 Dhjetor 2023, 15:55
Nga h.k
Kartolina
BRITANI-Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një foto të re të fëmijëve të tyre Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis, për të festuar Krishtlindjet.
Në foton bardh e zi, e cila është realizuar nga Josh Shinner, fëmijët shihen të ulur në një stol prej druri. Shinner mori gjithashtu imazhin e përdorur në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes këtë vit.
Çifti ka postuar foton në rrjetet sociale, duke shkruar “U uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet, nga familja jonë tek e juaja! W&C”.
Në imazhin e kartës së Krishtlindjes, të publikuar në fillim të këtij muaji, familja u pa së bashku në një tjetër foto bardh e zi të rregulluar rreth Princeshës Charlotte e ulur në një karrige.
Të gjithë kishin veshur këmisha të bardha, me Catherine, Princeshën e Uellsit dhe vajzën Charlotte, tetë vjeç, të veshur me xhinse, ndërsa Princi i Uellsit kishte veshur pantallona të zeza së bashku me djalin Princ George, 10 vjeç dhe Princin Louis, pesë vjeç, i cili ishte me pantallona të shkurtra.
Në foton që çifti shpërndau në ditën e Krishtlindjes, tre fëmijët duket se kanë veshur të njëjtat rroba dhe këpucë si në imazhin e kartës së Krishtlindjes.
Familja është në Sandringham në Norfolk për ditën e Krishtlindjes dhe po ndjek një shërbim në kishë në mëngjes, raporton BBC.
Catherine priti ngjarjen e shërbimit të këngëve të Krishtlindjeve Together At Christmas në Westminster Abbey, e cila u transmetua në prag të Krishtlindjeve.
familja mbreteore
Bota
25 Dhjetor 2023, 15:39
r.ll
papa francesku
VATIKAN- Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe të menjëhers...
Bota
25 Dhjetor 2023, 15:33
h.k
Alexei Navalny
RUSI-Sipas zëdhënëses së tij, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është gjallë dhe po mbahet në Sibe...
Bota
25 Dhjetor 2023, 15:19
I.A
Gaza
GAZA- Izraeli po vazhdon operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe aleatëve të tij edhe gjatë festës kryesore të krishter...
Bota
25 Dhjetor 2023, 14:50
r.ll
mic tofaj
KOSOVË- Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatli...
Bota
25 Dhjetor 2023, 14:37
r.ll
foto nga protesta
BEOGRAD- Më 25 dhjetor, një grup studentësh në Beograd të Serbisë bllokuan trafikun në kryqëzimin...
Bota
25 Dhjetor 2023, 14:36
r.ll
permbytjet ne tajlande
TAJLANDË- Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive kanë prekur dhjetëra mijëra njerëz në pje...
Bota
25 Dhjetor 2023, 13:21
r.ll
pamje nga ndertesa
FRANCË- Një shpërthim në një apartament ka tronditur mbrëmjen e së dielës qendrën e Ma...
Bota
25 Dhjetor 2023, 11:41
r.ll
hovenier me vajzat e presidentes osmani
KOSOVË- Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen dhe kre...
Bota
25 Dhjetor 2023, 11:32
r.ll
foto nga kina
KINË- Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka regjistruar më së shumti orë të temperaturave nën zero gradë Cel...
Bota
25 Dhjetor 2023, 11:26
Imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas në Gaza kanë dominuar lajmet e rreme në bo...