LIVE UPDATES
Bota

Në pikëpyetje dëbimi nga Norvegjia i një ish-komandanti të grupit Wagner

Ndërkohë, një grup rus i të drejtave të njeriut tha se ish-mercenarit i është komunikuar deportimi drejt Rusisë.

23 Janar 2023, 16:54 Nga I.A
Në pikëpyetje dëbimi nga Norvegjia i një ish-komandanti
Andrei Medvedev

NORVEGJI- Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili kohët e fundit u arratis në Norvegji, është ndaluar nga policia, tha një zyrtar të hënën. Ndërkohë, një grup rus i të drejtave të njeriut tha se ish-mercenarit i është komunikuar deportimi drejt Rusisë.

“Ai është ndaluar ... dhe ne po shqyrtojmë nëse do të kërkojmë vendimin e një gjykate për mbajtjen e tij në burg”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters përfaqësuesja ligjore e policisë, Line Isaksen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Andrei Medvedev ka qenë komandant skuadre në grupin mercenar Wagner i cili po lufton për Rusinë në konfliktin në Ukrainë. Ai u fut në Norvegji duke kaluar kufirin me Rusinë ndërsa është shprehur se i rrezikohet jeta pasi ka qenë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimeve të të burgosurve rusë që luftonin kundër Ukrainës në emër të grupit Wagner. Gulagu.net, një grup rus që bën fushatë për të drejtat e të burgosurve dhe ka qenë në kontakt me rusin Medvedev, tha se ai ishte ndalur të dielën nga forcat e rendit dhe po dërgohet në një qendër paraburgimi dhe do të dëbohej.

Autoritetet norvegjeze nuk kanë konfirmuar ndonjë plan për dëbimin e tij, ndërsa në kohën e këtij raportimi policia nuk ishte në dispozion për të komentuar. Grupi rus i të drejtave të njeriut tha se nëse zoti Medvedev kthehet në Rusi, ai do të përballet me "vrasje brutale dhe vdekje" për akuzat ndaj grupit Wagner.

“Ne nuk po e fshijmë të kaluarën e Medvedev-it. Ai ka bërë shumë gjëra të këqija në jetën e tij”, tha grupi i të drejtave.

“Por ai e ka parë dritën, e ka kuptuar dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me botën, me hetimin ndërkombëtar dhe autoritetet norvegjeze. Ai dëshiron të jetojë dhe dëshmojë kundër Wagner-it dhe themeluesit Yevgeny Prigozhin”, shtoi grupi rus i të drejtave të njeriut.

Andrei Medvedev është jetim, i cili ka shërbyer në ushtrinë ruse dhe ka bërë burg përpara se të lidhte një kontratë katër-mujore me grupin Wagner korrikun e vitit të kaluar. Ai tha se Wagner e kishte zgjatur vazhdimisht kontratën pa pëlqimin e tij. Ai ka thënë se e kaloi kufirin ruso-norvegjez të mbuluar nga bora në Rrethin Arktik duke kapërcyer telat me gjemba pasi iu shmang një patrulle me qen kufiri.

Marrë nga VOA

andrei medvedev

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit