23 Janar 2023, 15:19
Nga a.l
Iran
IRAN- Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë kriminale që drejtonte tri fabrika ilegale të duhanit në vend, në të cilat refugjatë ukrainas po punonin në kushte të rënda.
Autoritetet e Spanjës njoftuan se bastisjet u kryen në tri lokacione të ndryshme dhe se 27 persona janë arrestuar. Sipas tyre, fabrikat ishin në gjendje të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.
Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, jetonin “të ngjeshur” nëpër strehimore të improvizuara brenda fabrikave.
Në deklaratën e policisë thuhet se punëtorët ukrainas të përfshirë në operacion jetonin në kushte të vështira, punonin me orare të gjata dhe nuk largoheshin kurrë nga aty, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në Spanjë.
Ndërkohë, sipas policisë, drejtuesit e bandës raportohet se kanë pastruar shuma të mëdha parash dhe se jetonin në luks, në qytetin turistik Marbella.
Aksioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve spanjolle për të luftuar aktivitetet e paligjshme, përfshirë pastrimin e parave dhe kontrabandën./ REL
refugjatet ukrainas
Bota
23 Janar 2023, 15:12
I.A
Vjosa Osmani dhe Papa Francesku
VATKAN- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur audiencë private në Selinë e Shenjt...
Bota
23 Janar 2023, 15:04
a.l
Itali
ITALI- Moti i keq, reshjet e denura të dëborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë edhe Italinë. Raportohet se ...
Bota
23 Janar 2023, 14:33
I.A
Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida thotë se Japonia duhet të ndërmarrë hapa urgjent për të adre...
Bota
23 Janar 2023, 14:27
I.A
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviçit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pas...
Bota
23 Janar 2023, 14:20
I.A
Josep Borell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Siguris&eu...
Bota
23 Janar 2023, 14:14
k.m.
Izbi Çaushi
GREQI- Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi ...
Bota
23 Janar 2023, 13:51
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë për vepra të ndryshme penale. M&e...
Bota
23 Janar 2023, 13:29
A.B
Qëndrim Januzi dhe Gazmend Hyseni
KOSOVË-Qëndrim Januzi, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit më 28 maj 2022, me pretendi...
Bota
23 Janar 2023, 12:53
I.A
Protesta
KOSOVË- Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë nisur protestuar sot kundër deklaratave të k...
Bota
23 Janar 2023, 12:49
k.m.
Yevgeny Prigozhin dhe Rasputin
RUSI- Themeluesi i kompanisë private ushtarake ruse "Wagner", Yevgeny Prigozhin, i është përgjigjur krah...