LIVE UPDATES
Bota

“Nëse nuk pranojnë u rrezikohet jeta”, VOA: Martesat e detyruara të grave emigrante, fenomen shqetësues në Evropë

Rastet e shumta kanë nxitur shtimin e zërave që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje më të madhe për gratë emigrante, që jetojnë midis traditave të vjetra familjare dhe mënyrave perëndimore të jetesës.

7 Mars 2023, 19:37 Nga DOSJA
“Nëse nuk pranojnë u rrezikohet jeta”, VOA: Martesat e
Foto Ilustruese

ITALI- Refuzimi i disa grave të reja emigrante në Evropë, që të nënshtrohen dhe martohen me forcë, ndonjëherë u kushton me jetë. Ky është një fenomen tejet i pranishëm tek komuniteti pakistanez në Itali. Në dy procese gjyqësore, prokurorët italianë po kërkojnë drejtësi për gratë emigrante pakistaneze, që dyshohet se u vranë nga të afërmit e tyre, vetëm se refuzuan të martohen me burrat që familja u zgjodhi.

Rastet e shumta kanë nxitur shtimin e zërave që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje më të madhe për gratë emigrante, që jetojnë midis traditave të vjetra familjare dhe mënyrave perëndimore të jetesës. Pak minuta pas lindjes, prindërit e pakistanezes Iram Aslam e fejuan atë me një kusheri, që kishte lindur 17 ditë para saj. Por zonja Aslam, e cila gjatë adoleshencës emigroi në Itali, e shihte kushëririn e saj si vëlla. Gjatë një vizite në vendlindje, ajo u kishte thënë hallave të saj se nuk ishte gati për martesë.

“Ato u munduan të më bindnin të martohesha me të”, thotë 29 vjeçarja.

“Nuk dua të martohen me të, ju lutem mos ma kërkoni më”, reagoi ajo pas insistimit të familjes.

Familjarët e saj në Itali dhe Pakistan vazhduan këmbënguljen se ajo duhej të martohej me një burrë të zgjedhur prej tyre. Ata i propozuan asaj rreth 30 partnerë të mundshëm. Zonja Aslami i refuzoi të gjithë.

“Ata u zemëruan dhe tani askush nuk më flet”, thotë ajo.

“Doja dikë tjetër. Por ata nuk u pajtuan, sepse në komunitetin tonë dashuria nuk ekziston. Dashuria shihet si mëkat”, thotë zonja Aslami.

Ajo kërkoi që të mos i shfaqet fytyra, sepse ndihet e frikësuar nga fqinjët pakistanezë në Guastella të Italisë, një qytet me 15 mijë banorë që dominohet nga emigrantë të komunitetit të saj.

“Ata nuk të lënë të jetosh, të vrasin. Sa herë që më shihnin në rrugë, thirrnin vëllain tim. Nuk e kuptonin se kthehesha vonë nga shkolla. Çdo natë kisha probleme me vëllain. Një herë më shkuli flokët, sepse donte të më kontrollonte celularin”, rrëfen ajo.

Sot, zonja Aslami ka një vajzë 3 vjeçe dhe nuk është e e martuar. Pa miratimin e familjes, vendosi ta rris atë e vetme, si nënë beqare.

Aktualisht, prokurorët italianë po mundohen të vënë drejtësi për dy gra pakistaneze, që dyshohet se u vranë, pasi refuzuan martesat e imponuara nga prindërit e tyre.

Njëra nga to, Saman Abbas, e cila po ashtu kishte emigruar në Itali në adoleshencë, dyshohet se u vra më 2021, kur ishte 18 vjeç.

Ajo kishte përqafuar mënyrën perëndimore të jetesës në Itali, duke hequr shaminë dhe duke pozuar në rrjete sociale. Në një nga fotot, ajo dhe i dashuri i saj pakistanez, u shfaqën duke u puthur në rrugët e Bolonjës.

Sipas hetuesve italianë, fotoja tërboi prindërit e zonjës Abbas, të cilët donin që vajza e tyre të martohej me një kushëri në Pakistan.

Kjo dyshohet se çoi në vrasjen e zonjës Abbas, trupi i së cilës u gjet i varrosur në rrënojat e një ferme në Novellara, më 30 prill 2021, ku punonte i ati i saj.

Aty ajo u pa për herë të fundit e gjallë, duke ecur në shoqërinë e prindërve të saj.

Disa ditë më vonë, prindërit e saj u larguan nga Milano drejt Pakistanit.

Zonja Abbas kishte ndarë me të dashurin e saj frikën se mund të vritej.

“Sakibi e ruan gjithmonë në mendje kujtimin për të dashurën e tij të ndjerë, me të cilën ai donte të martohej, por që u vra nga familja e saj”, thotë Claudio Falleti, avokati i ish të dashurit të zonjës Abbas.

Një xhaxha dhe dy kusherinj të viktimës u ekstraduan në Itali nga Franca dhe Spanja dhe po gjykohen për vrasje.

Padi është ngritur edhe ndaj babait të saj, Shabbit Abbas, i arrestuar në në një fshat të rajonin e Punxhabit Lindor në Pakistan. Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin.

E akuzuar është edhe nëna e vitkimës, por vendndodhja e saj nuk dihet. Familja i mohon akuzat.

Sipas Rizziero Angelettit, avokat i Bashkësisë italiane të Komuniteve Islame, vrasjet nuk janë me motive fetare.

“Martesat e detyruara kanë ekzistuar, por vetëm për qëllime ekonomike, saqë në seancat gjyqësore u gjetën dëshmi mbi gjëra me vlerë të dhuruara nga familja e burrit me të cilin donin ta martonin vajzën”, thotë zoti Angeletti.

Në fund të këtij muaji policia në Spanjë arrestoi babain e dy motrave që dyshohet se u vranë gjatë një vizite familjare në Pakistan. Ato kishin refuzuar të martohen me kusherinjtë e tyre.

“Ka vajza që nuk lejohen të shkojnë në shkollë, nëse shkojnë në bibliotekë u grisen librat. Dhuna nuk është vetëm fizike, nuk duhet të shohim vetëm për shenja dhune. Duhet t’i dëgjojmë viktimat”, thotë aktivistja Tiziana Dal Pra.

Në dhjetor, një gjykatë në qytetin e Breshias dënoi me pesë vite burg tre emigrantë pakistanezë – prindërit dhe vëllain e madh të katër vajzave – nën akuzat për rrahje dhe ndalimin e shkollimit të tyre.

Sipas dokumenteve të gjykatës, prindërit i kërcënuan vajzat e tyre se nëse refuzonin martesat do të përfundonin si “ajo vajza në Pakistan”.

Gjykata tha se kërcënimi i referohej 25 vjeçares Sana Cheema, e cila u vra pasi u kthye nga Italia në Pakistan më 2018, e detyruar nga prindërit e saj.

Marrë nga VOA

martesat e emigranteve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj