LIVE UPDATES
Bota

"Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë jemi në telashe", Vuçiç flet hapur për presionin nga perëndimi

Vuçiç i bëri këto deklarata para gazetarëve në një event në Beograd se Serbia është nën presion të madh për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

17 Tetor 2022, 15:13 Nga d.a.
"Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë jemi në
Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë do të jetë në "telashe" të mëdha.

Sipas Blic, Vuçiç i bëri këto deklarata para gazetarëve në një event në Beograd se Serbia është nën presion të madh për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

"Nëse nuk vendosim sanksione kundër Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha, por nëse i vendosim ato, atëherë ata do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë dhe kaq", tha Vuçiç.

Presidenti kujtoi fjalët e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama, i cili tha se nuk mund të mbështetemi vetëm te ushtria për të mbrojtur sigurinë tonë, por nevojitet edhe një agjenci e fortë civile.

"Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimit tonë është më e rëndësishmja, sidomos për shkak të faktorëve të jashtëm. Beogradi ka qenë si Casablanca javët e fundit. Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i shoqërojnë. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Kjo tregon se sa të interesuar janë ata jo vetëm për njëri-tjetrin, por për këtë copë toke që do të donim ta ruanim për brezat e ardhshëm"- tha presidenti.

Vuçiç shtoi se jo për fajin e tyre, Serbia është tërhequr nga një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje dhe u shpreh se ndodhen nën presion të vazhdueshëm.

"Nëse mendoni se Serbia i mjafton të thotë nesër do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, jo, do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë. Sot u shërben të na godasin si vare në të gjitha forumet, ndaj do të na bëjnë atë për të cilën akuzojnë Rusinë”,- shtoi Vuçiç.

Në fund Vuçiç shpjegoi dhe qëndrimin e Serbisë duke thënë se nëse refuzojnë atëherë janë në telashe dhe ky është një kërcënim i hapur ndaj vendit të tij.

"Nëse refuzojmë, atëherë jemi në telashe. Le të kuptojmë njëri-tjetrin. Askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiç, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Thjesht dua që të gjithë ta dini dhe kjo është hera e parë që e them hapur. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të anulojmë regjimin pa viza. Ne do t'i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione se i pengon që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e mendimit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam rëndë, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin"– tha ai.

Serbia deri më tani është një nga të paktët vende europiane, i cili edhe pse e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. BE deri më tani ka miratuar paktën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë dhe ka ushtruar presionin ndaj Serbisë, e cila ka nisur rrugëtimin drejt integrimit në BE, që ti bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

aleksander vucic sanksionet ndaj rusise marredheniet rusi-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet