Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Sipas dëshmisë së bashkëshortes, ajo reagoi menjëherë duke e kapur nga këmbët partnerin e saj, i cili u afrua rrezikshëm pranë dritares së dëmtuar të avionit.
GJERMANI- Një çift ka përjetuar momente dramatike gjatë një fluturimi të Ryanair, pasi një incident në avion rrezikoi jetën e një pasagjeri. Sipas dëshmisë së bashkëshortes, ajo reagoi menjëherë duke e kapur nga këmbët partnerin e saj, i cili u afrua rrezikshëm pranë dritares së dëmtuar të avionit.
"E kapa nga këmbët"
Gruaja e tij, Svetlana Grkoviç, e cila ishte ulur pranë tij, reagoi menjëherë.
"Ishte sikur një pjesë e motorit doli dhe goditi dritaren ku ishte ulur Ljubisa. Reagova menjëherë dhe e kapa nga këmbët. Mendova: 'Nëse do të vdesim, do të vdesim së bashku'. Ishte e tmerrshme", tha gruaja.
Për rreth pesë minuta ajo e mbajti të shoqin me gjithë forcën e saj, derisa pasagjerët e tjerë nxituan ta ndihmonin dhe arritën ta tërhiqnin përsëri në kabinë, ndërsa maskat e oksigjenit tashmë kishin rënë. Svetlana kujton se një burrë dhe një grua vrapuan menjëherë drejt saj.
"Ata erdhën të më ndihmonin. Më kujtohet një burrë dhe një grua. Ai na ndihmoi shumë, si mua ashtu edhe Lyubishën", tha ajo, duke shprehur dëshirën për ta takuar përsëri për ta falënderuar personalisht.
Ai është shtruar në spital me djegie në gjendje shoku.
Mediat e huaja raportojnë se, Ljubisha Karoviç mbetet i shtruar në spital. Sipas gruas së tij, ai ka një dëmtim të rëndë në dorë, djegie nga fërkimi dhe është në gjendje shoku të rëndë. Për shkak të lëndimeve të tij, ai ende nuk është në gjendje të flasë, dhe humbi ndjenjat disa herë gjatë incidentit dhe kujton pak nga ajo që ndodhi.
Pasagjerët përshkruan skena kaosi brenda avionit. Disa fillimisht menduan se avioni po rrëzohej, ndërsa të tjerë nxituan ta mbanin të plagosurin.
"Ai kishte gjak në kokë dhe po i binte të fikët vazhdimisht. Ne të gjithë mbanim maska oksigjeni dhe nuk e dinim nëse do të ia dilnim ", tha një nga pasagjerët.
Një tjetër dëshmitar okular tha se serbi shpëtoi sepse mbante rripin e sigurimit.
"Për fat të mirë ai nuk e kishte hequr. "Gruaja e tij i mbajti këmbët për pesë minuta të plota derisa mbërritën pasagjerët e tjerë dhe e tërhoqën brenda", tha ai.
Kujtohet se Boeing 737-800 u kthye në Selanik, ku bëri një ulje emergjente pa probleme të mëtejshme. Megjithatë, avioni qëndroi në ajër për rreth një orë e 14 minuta para se të ulej. Ryanair tha në një deklaratë se fluturimi u kthye në aeroport menjëherë pas ngritjes kur një dritare pasagjeri u shkëput gjatë fluturimit. Një pasagjer mori ndihmë mjekësore pas uljes, tha kompania, ndërsa një aeroplan tjetër u dërgua për të lejuar pasagjerët e mbetur të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Memmingen. Një pasagjere shtatzënë u dërgua gjithashtu në spital si masë paraprake, por thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar nga spitali./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Donald Trump nisi një tjetër sulm ndaj Iranit, këtë herë nga Zyra Ovale. Duke folur me gazetar&e...
Trump dhe Jean Carroll SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë...
Pamje KUVAJT- Kuvajti ka njoftuar se forcat e tij të armatosura po përballen me sulme në hapësirën ajrore të vendit, ndë...
Yulia Svyrydenko UKRAINA- Yulia Svyrydenko është shkarkuar nga posti i kryeministres pasi parlamenti i Ukrainës miratoi vendimin sot, s...
Anne Whitcomb BRITANIA E MADHE- Ish-ministrja e qeverisë britanike Anne Whitcomb, e cila u gjet e vrarë në shtë...
Marko Gjuriq SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Foto ilustruese FRANCA- Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të hetimit për zjarret që digjen në Fontaineb...
Foto ilustruese SHBA- Duke bllokuar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, Irani po tregon se tani mund të luaj&eu...
Foto ilustruse MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëria e Bashkuar përsëriti sot qëndrimin e saj se ngushtica e Hormuzit du...
META SHBA- 26 ish-punonjës të Meta Platforms kanë ngritur një padi kundër kompanisë së teknologjisë,...