LIVE UPDATES
Bota

"Nëse vini pas meje...'/ E 'kërkoi' pas një postimi në Truth Social, prokurorët kërkojnë mbrojtjen e të dhënave të çështjes ndaj Trump

Prokurorët e konsideruan mesazhin si kërcënues, duke argumentuar se ai sugjeron se Trump mund të frikësojë dëshmitarët duke bërë publike të dhëna konfidenciale tek të cilat ai dhe ekipi i tij ligjor kanë qasje si pjesë e mbrojtjes për çështjen.

5 Gusht 2023, 16:59 Nga k.m.
"Nëse vini pas meje...'/ E 'kërkoi' pas një
Departamenti i Shtetit

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara i kërkuan të premten një gjykatëseje federale, që të marrë masa pas një postimi online të ish-presidentit Donald Trump që linte të kuptohej se do të hakmerrej ndaj kujtdo që e sulmon atë. Prokurorët i kërkuan gjykatëses Tanya Chutkan në Uashington të nxjerrë një urdhër që do të kufizonte informacionin që Trump dhe ekipi i tij ligjor mund të bëjnë publik lidhur me aktpadinë e prokurorit të posaçëm, Jack Smith, sipas së cilës ish-presidenti kishte kryer komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, për të shkelur të drejtën e amerikanëve për të votuar dhe penguar transferimin paqësor të pushtetit.

Ish-presidenti shkruajti të premten në platformën Truth Social: NËSE VJEN PAS MEJE, UNË DO TË VIJ PAS TEJE!.

Prokurorët e konsideruan mesazhin si kërcënues, duke argumentuar se ai sugjeron se Trump mund të frikësojë dëshmitarët duke bërë publike të dhëna konfidenciale tek të cilat ai dhe ekipi i tij ligjor kanë qasje si pjesë e mbrojtjes për çështjen.

"Kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm duke stepur dëshmitarët ose të ndikojë negativisht tek vendosja e drejtësisë në këtë rast,"- shkruajnë prokurorët, duke vënë në dukje se Trump vazhdimisht ka vënë në shënjestër gjyqtarë, prokurorë dhe dëshmitarë në raste të tjera kundër tij.

Zyra e prokurorit të posaçëm Smith tha se postimi i Trump ngjall shqetësime se ai mund të bëjë publike materiale sekrete, të siguruara nga prokurorët. Sipas procedurës gjyqësore, prokurorët duhet t'u japin të pandehurve materialet kundër tyre, në mënyrë që ata të përgatisin mbrojtjen e tyre. Urdhri do të ndalonte ish-presidentin Trump dhe avokatët e tij të ndajnë çdo material të tillë me njerëz të paautorizuar.

Komentet e Trump dhe kërkesa e prokurorëve erdhi një ditë pasi ish-presidenti deklaroi në gjykatë se ishte i pafajshëm ndaj aktpadisë lidhur me zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Në seancën e së enjtes, ish-presidenti u betua se nuk do të frikësonte dëshmitarët dhe nuk do të komunikonte me ta pa praninë e avokatëve. Urdhra si ai që kërkojnë prokurorët janë rutinë në rastet që përfshijnë dokumente konfidenciale, por në kërkesën e tyre, ata thanë se ishte veçanërisht e rëndësishme të kufizohej përhapja publike duke pasur parasysh deklaratat e Trump në mediat sociale. Një zëdhënës i ish-presidentit Trump lëshoi një deklaratë duke mbrojtur postimin e ish-presidentit në rrjetet sociale.

“Postimi i përmendur (nga prokurorët) është një shembulli më i qartë i të shprehurit politik dhe ishte si reagim ndaj grupeve të pandershme të interesit”, thuhet në deklaratë.

Trump përballet edhe me sfida të tjera penale. Ai përballet me akuza federale në Miami për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe pengimin e drejtësisë, si edhe akuza në shtetin e Nju Jorkut për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat ndaj një aktoreje filmash pornografikë të këmbim të heshtjes së saj.

Ai ka thënë se është i pafajshëm për këto akuza. Në ditët në vazhdim prokurorët në shtetin e Xhorxhias pritet të njoftojnë nëse do të ngrenë aktpadi ndaj tij lidhur me përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në atë shtet.

Trump i ka quajtur të gjitha hetimet pjesë e një gjuetie politike shtrigash që synon të pengojë fushatën e tij të vitit 2024./VOA

donald trump truth social

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës