9 Gusht 2025, 10:28
Nga M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve për Izraelin po shpërblen Hamasin islamist. Zyra e Netanjahut njoftoi, se ai e kishte shprehur zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.
"Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka kryer sulmin më të tmerrshëm kundër popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po e shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit", thuhet në njoftimin e zyrës së Netanjahut.
Sipas njoftimeve Netanjahu i tha kancelarit Merz, se qëllimi i Izraelit nuk është të verë nën kontroll Rripit të Gazës, por ta çlirojë territorin palestinez nga Hamasi dhe të mundësojë një qeveri paqësore atje.
Zyra e Kancelarit mbron vendimin
Ministri i Zyrës së Kancelarit, Thorsten Frei, e mbrojti vendimin. "Nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Por nëse ka dallime themelore lidhur me politikën e qeverisë izraelite, unë jam që këto të thuhen qartë mes miqve", tha ai për gazetën Bild (09.08.2025).
Në sfondin e zhvillimeve në Rripin e Gazës qeveria federale e Gjermanisë vendosi të ndërpresë pjesërisht eksportet e armatimeve për Izraelin. Gjermania "nuk do të miratojë përkohësisht furnizimin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës", deklaroi kancelari Friedrich Merz të premten (08.08.25) në Berlin. Këtë vendim ai e argumentoi me vendimet "e marra ka kabineti izraelit, për një ndërhyrje edhe më të ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës".
Plani i kabinetit izraeli
Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Kabineti i Sigurisë kishte miratuar pesë parime për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Këto përfshijnë kontrollin ushtarak izraelit të zonës bregdetare, çarmatimin e plotë të organizatës terroriste Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Më pas, atje duhet të krijohet një qeveri alternative civile - pa pjesëmarrjen e Hamasit ose të Autoritetit Palestinez./ DW
izrael gjermania
Bota
9 Gusht 2025, 10:04
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midi...
Bota
9 Gusht 2025, 07:45
M.B
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më ...
Bota
9 Gusht 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë.
“Nuk ka të b...
Bota
9 Gusht 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist.Tommy Norris, një perso...
Bota
8 Gusht 2025, 22:44
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një takim Trump-Putin është propozuar nga të dyja palët për njëfarë kohe. P...
Bota
8 Gusht 2025, 22:38
E. D
Jim Lovell
SHBA- Astronauti dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, Jim Lovell, ka ndërruar jetë në moshën 97-vje&cce...
Bota
8 Gusht 2025, 22:25
foto ilustruese
FRANCË- Ministria e Jashtme franceze ka dënuar sot me tone të ashpra planin e qeverisë izraelite për Gaz&eum...
Bota
8 Gusht 2025, 21:52
E. D
Enver Hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evrop...
Bota
8 Gusht 2025, 21:48
E. D
David Lammy dhe JD Vance
SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të premten se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndër m...
Bota
8 Gusht 2025, 21:35
E. D
foto ilustruese
ITALI- Agjencia italiane e barnave ka miratuar një një ilaç që ndihmon në luftimin e kancerit të gjiri...