LIVE UPDATES
Bota

Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale

Nevada, me popullsi prej 3.1 milionë banorësh, njihet më shumë ndoshta për Las Vegasin, qytetin më të famshëm të saj.

4 Nëntor 2024, 17:58 Nga E. D
Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale
fotot ilustruese

SHBA- Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti. Megjithëse disa nga këto shtete fushëbetejë janë zhvendosur politikisht gjatë viteve, shteti i pavendosur i Nevadës ka votuar vazhdimisht për të dyja palët.

Nevada, me popullsi prej 3.1 milionë banorësh, njihet më shumë ndoshta për Las Vegasin, qytetin më të famshëm të saj.

“Është disi paradoks. Dua të them se shihet ndoshta si një shtet liberal në një kuptim, pasi ishte shteti i parë që vendosi divorcin pa patur nevojë për të paraqitur arsyen përse. Lejon lojërat e fatit në disa qarqe, lejon prostitucionin, por ka edhe prirjen për të qenë shumë, shumë konservator në disa drejtime”, thotë Thom Reilly, nga Universiteti i Arizonas.

Nevada ka votuar vazhdimisht për republikanët nga fundi i viteve 1960 deri në fillim të viteve 2000. Por tashmë, gati një e treta e votuesve në Nevada janë të regjistruar si votues të pavarur. Pra janë më shumë se të regjistruarit si demokratë apo republikanë. Të dhënat rishtazi tregojnë se ky shtet luhatet rregullisht midis dy partive politike. Ndërsa demokratët kanë fituar për zgjedhjet presidenciale, republikanët kanë dominuar në zgjedhjet për guvernatorin.

“Nevada është një shtet i vërtetë fushëbeteje. Është një vend ku rezultati është gjithnjë shumë i afërt dhe ku partitë kanë marrë me radhë kontrollin e postit të guvernatorit, dhe që janë shkëmbyer për fitoren në zgjedhjet presidenciale”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Las Vegasit.

Nevada quhet Shteti i Argjendtë. Ky emërtim e ka origjinën në vitin 1859, kur atje u zbulua një depozitë e madhe argjendi.

Popullsia është trefishuar që nga viti 1980, me një rritje prej 35% në periudhën 2000-2010.

Shumë nga banorët e rinj janë nga Kalifornia që është përgjithësisht liberale. Mbi 100 mijë persona janë zhvendosur nga Kalifornia për në Nevada në periudhën 2020-2023.

“Ajo që ka ndodhur është se Qarku Clark, pjesë e të cilit është Las Vegasi, ka tashmë 72% të popullsisë së shtetit. Pra, Nevada që ishte dikur një shtet rural është bërë tashmë një shtet urban i Perëndimit”, thotë Ken Miller, nga Universiteti i Las Vegasit.

Megjithë rritjen e madhe të popullsisë, Nevada vazhdon të jetë një shtet i dominuar nga klasa punëtore dhe shumë banorë vazhdojnë të bëjnë punë krahu.

“Jemi më shumë shtet punëtorësh dhe kjo do të thotë se do të jenë çështjet më praktike si rrogat, papunësia, kostoja e strehimit, apo inflacioni në përgjithësi, do të kenë rëndësi.. Pra gjëra si çmimet e karburantit dhe të gjitha gjërat që ndikojnë më shumë tek njerëzit këtu në Nevada se në shtete të tjera”, thotë zoti Miller.

“Janë çështjet e kostove, janë të drejtat riprodhuese dhe është emigracioni”, thotë eksperti Reilly.

Kur të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, banorët e Nevadës do të votojnë gjithashtu edhe për nismën ligjore për të garantuar të drejtën për abort në këtë shtet.

“Propozimet për abortin që janë në fletëvotim në disa shtete, si dhe çështja e abortit në përgjithësi, tashmë është dëshmuar si një motivim i madh për pjesëmarrjen në zgjedhjet e mëparshme. Dhe unë mendoj se kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Rebecca Gill, nga Universiteti i Las Vegasit.

Por zgjedhjet ende mund të përcaktohen nga çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë për banorët e Nevadas.

“Nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që Trumpi të fitojë në Nevada. Mendoj se Trumpi po perceptohet si një kandidat që nuk ka gjasa ta fitojë Nevadën thjesht sepse ai nuk ka fituar dy herët e fundit. Nuk do ta përjashtoja rëndësinë e çështjeve ekonomike si vendimmarrje për votuesit në këtë shtet”, thotë zoti Miller./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj