LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ VOA: Ja Rëndësia e qarkut Erie, në Pensilvani në garën për president

Demokratët tradicionalisht mbizotërojnë në qytetin e Erie-t. Megjithatë, këtë herë ata nuk po marrin asgjë si të mirëqenë, duke nxitur pjesëmarrjen maksimale si në qytet ashtu edhe në qark, thotë kryetari i degës lokale të demokratëve, Sam Talarico.

4 Nëntor 2024, 16:43 Nga M.B
Zgjedhjet në SHBA/ VOA: Ja Rëndësia e qarkut Erie, në
Foto ilustruese

SHBA- Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaçme i kushtohet qarkut Erie, në Pensilvani. Arsyeja për këtë është se në katër garat e fundit presidenciale, kandidati që fitoi këtë qark ishte dhe fitues i garës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara duke fituar statusin si parashikues i garës për Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman gjatë dekadës së fundit, diferenca midis fituesit dhe humbësit është zvogëluar.

“Qarku Erie, ju keni rëndësi të veçantë. Vota juaj shpesh parashikon fituesin e zgjedhjeve presidenciale”, thotë Kamala Harris, kandidate demokrate për president.

Ajo iu drejtua mbështetësve të saj disa javë pasi rivali republikan Donald Trump mbajti tubimin e tij në këtë qytet.

“Nëse ajo fiton, nuk do të ishte një situatë e këndshme për mua, por nuk shqetësohem shumë për këtë. Kemi punë për të bërë. Nuk mund ta lejojmë atë të fitojë”, thotë zoti Trump.

Demokratët tradicionalisht mbizotërojnë në qytetin e Erie-t. Megjithatë, këtë herë ata nuk po marrin asgjë si të mirëqenë, duke nxitur pjesëmarrjen maksimale si në qytet ashtu edhe në qark, thotë kryetari i degës lokale të demokratëve, Sam Talarico.

“Nuk ka më kohë për të bindur njerëzit se për kë të votojnë. Tani po punojmë që të nxisim mbështetësit tanë të rregullt të dalin për të votuar. Për këtë asgjë tjetër nuk funksionon më mirë se sa të shkosh derë më derë dhe të kontaktosh drejtpërdrejt me njerëzit”, Talarico.

Ndërkaq, republikanët mbizotërojnë në zonat periferike. Linda Pezzino udhëheq zyrën e ekipit të fushatës së ish Presidentit Trump, në qytetin Corry, në këtë qark. Ajo thotë se ka kaluar netë të tëra pa gjumë nga shqetësimi për fatin e kandidatit republikan në këto zgjedhje.

“Megjithatë, papritmas fillova të mendoj; ‘Ai po fiton. Ai do të fitojë Pensilvaninë”, thotë zonja Pezzino.

Qarku Erie ka një kohë të gjatë që përballet me vështirësi ekonomike, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Jo pak fabrika u mbyllën, vendet e punës humbën dhe njerëzit u larguan prej aty.

Megjithatë, një ringjallje ekonomike së fundmi po tërheq turistët për aktivitete të ndryshme, nga udhëtimet me anije e deri te shëtitjet nëpër vreshta për të provuar lloje të ndryshme vere.

Mario Mazza menaxhon vreshtën e cila prej dy gjeneratash është pronë e familjes së tij. Ai thotë se gjuha e ashpër që përdorin kandidatët nuk e ndihmon industrinë e tij e cila mbështetët tek punëtorët e huaj që vijnë si emigrantë.

“Pa punëtorë, bujqësia në këtë vend do të ngecë. Unë mendoj se të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e ushqimit e dinë dhe e kuptojnë këtë”, thotë ai.

Një pjesë të popullsisë që qarku Erie e humbi është zëvendësuar nga ardhjet e shumta të portorikanëve dhe emigrantëve hispanikë. Leida Rodriguez, pronare e restaurantit ‘La Cocina Coqui’ thotë se konsumatorët e saj duan një president që do t’i jap fund inflacionit.

“Kostoja e ushqimit dhe qiratë janë rritur. Votuesit po kërkojnë për një zgjidhje dhe kush i ndihmon ata”, thotë zonja Rodriguez.

Kandidatja demokrate Harris duket se përfiton nga shtimi banorëve që janë regjistruar për të votuar dhe nga organizimi i demokratëve në këtë zonë. Megjithatë, profesori i historisë në Universitetin Gannon thotë se ky vlerësim nuk qëndron më.

“Para futjes së Trumpit në politikë, vlerësimi ishte se ‘demokratët do të fitojnë pasi janë të organizuar. Ata kanë mbi dhjetë punonjës në një zonë që ka vetëm 200 mijë banorë. Ky angazhim padyshim se do të shpaguhet’. Por, ky vlerësim bie poshtë kur merret parasysh se rivali është Donald Trumpi i cili ka ndryshuar rregullat e politikës amerikane”, thotë Profesori Bloodworth.

Demokratët dhe republikanët pajtohen për një gjë, ata janë të shqetësuar për fatin e këtyre zgjedhjeve që të dyja palët thonë se duhet t’i fitojnë patjetër./ VOA

shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë