LIVE UPDATES
Bota

Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve

Nënpresidentja Kamala Harris, ish Presidenti Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tyre kaluan shumë kohë duke bërë fushatë në këtë shtet që gjendet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

4 Nëntor 2024, 16:42 Nga M.B
Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut,
Foto ilustruese

SHBA- Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat shtete të pavendosura që mund të jetë përcaktuese për fituesin e garës presidenciale. Nënpresidentja Kamala Harris, ish Presidenti Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tyre kaluan shumë kohë duke bërë fushatë në këtë shtet që gjendet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Afrikano-amerikanët përbëjnë 22 për qind të popullsisë dhe sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës, Rafael Saakov ata mund të vendosin se kush i fiton 16 votat e kolegjit zgjedhor të Karolinës së Jugut.

Në prag të ditës së zgjedhjeve, ish Presidenti demokrat Barack Obama shkoi në Karolinën e Veriut për të bërë fushatë për kandidaten demokrate Kamala Harris. Ai fitoi në këtë shtet në vitin 2008 dhe në këtë cikël zgjedhor dëshiron të sigurohet që zonja Harris do të fitojë.

“Jam këtu për një arsye shumë të rëndësishme, që të kërkoj nga ju të votoni për guvernatorin tuaj të ardhshëm dhe për presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris!” tha ish presidenti amerikan Obama.

Charlotte, qyteti më i madh i Karolinës së Veriut, ka përkrahur kandidatët demokratë në pesë zgjedhjet e fundit presidenciale. Mbi një e treta e banorëve të qytetit janë afrikano-amerikanë, por jo të gjithë janë të përqendruar tek çështjet e njëjta ndërkohë që përgatiten të hedhin votën.

“Çështjet kryesore për mua janë të drejtat e grave, që ato t’i marrin vetë vendimet për trupin e tyre, si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me orientimin seksual dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ. Dhe natyrisht, si afrikano-amerikane, është e rëndësishme për mua që të drejtat e njeriut të mbrohen...”, thotë banorja Taylor Marshall.

“Për mua është me rëndësi që të ketë përkujdesje për klasat e ulëta – ka shumë gjëra që po ndodhin, siç është heqja e taksave dhe mosndëshkueshmëria e policëve për trajtimin që u bëjnë të rinjve afrikano-amerikanë dhe kjo nuk është e drejtë", thotë një banore tjetër në Charlotte, që u identifikua si Jasmine.

“Cilat janë çështjet e rëndësishme? Për mua kostoja e jetesës është shumë e rëndësishme, mënyra se si jetojmë. Që të na e bëjnë koston më të përballueshme”, thotë Tanya.

Në degën e Partisë Demokrate në Qarkun e Mecklenburgut, në Charlotte, ekipi i fushatës i tha Zërit të Amerikës se deri më 24 tetor, rreth 31 për qind e votuesve afrikano-amerikanë kishin votuar. Organizatorja e Partisë Demokrate për këtë qark, Leah Smart, thotë se ka biseduar me votuesit afrikano-amerikanë që kanë votuar për të dy kandidatët.

“Disa njerëz ndihen që vota e tyre po merret si e mirëqenë, se nuk po vlerësohet sa duhet dhe se nuk po u kërkohet përkrahja ashtu siç ata mendojnë se duhet t’iu kërkohet. Një pjesë e mirë e punës tonë këtu në këtë qark është e përqendruar për ta ndryshuar këtë situatë”, thotë ajo.

Dega e Partisë Republikane në Charlotte refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë.

Por kandidati republikan për nënpresident, JD Vance qëndroi këtu së fundmi për të kërkuar votën e afrikano-amerikanëve.

“Në një mënyrë, këto zgjedhje në thelb do të përcaktojnë nëse të krishterët do të kenë mundësinë të jetojnë sipas mësimeve të fesë së tyre, të kërkojnë zbatimin e parimeve të fesë së tyre dhe nëse të krishterëve do t’u lejohet t’i rrisin fëmijët dhe t’i ndërtojnë komunitetet sipas vlerave të tyre”, tha kandidati republikan për nënpresident, JD Vance.

Për republikanët ka qenë historikisht e vështirë të fitojnë përkrahjen e votuesve afrikano-amerikanë. Ish Presidenti Trump fitoi vetëm 8 për qind të votave afrikano-amerikane në vitin 2020, por disa anketa tregojnë se ai po fiton më shumë përkrahje nga ky komunitet në këtë cikël zgjedhor.

Dhe mesazhi fetar iu përshtatet disa votuesve afrikano-amerikanë në Karolinën e Veriut, shumica dërmuese e të cilëve identifikohen si protestantë apo të krishterë evangjelistë.

“Natyra e njerëzve në Karolinën e Veriut është dhe gjithmonë ka qenë e lidhur me identitetin fetar të krishterë. Zoti Trump i përcjell parimet e Biblës në shumë raste”, thotë banori i Karolinës së Veriut, Martin Jackson.

Zoti Obama gjatë fjalimit në Charlotte nënvizoi se asnjë president nuk mund ta zhdukë plotësisht racizmin apo t’i zgjidhë të gjitha problemet, por politika, varësisht kënd vendosin njerëzit ta zgjedhin, mund t’i përmirësojë apo t’i përkeqësojë jetët e njerëzve./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen