4 Nëntor 2024, 15:23
Nga E. D
fotot ilustruese
IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon.
“Ne gjithmonë kemi besuar se prania e Amerikës në rajon është prani destabilzuese”, tha Baghaei gjatë një konference për media, pasi u pyet për dislokimin. Ai shtoi se kjo prezencë “nuk do të pengojë vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur veten”.
Gjatë fundjavës që shkoi, ushtria amerikane njoftoi për dislokimin e bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme si paralajmërim ndaj Iranit, i cili është zotuar se do të përgjigjet ndaj sulmeve që Izraeli kreu kundër caqeve iraniane më 26 tetor.
Sulmi i Izraelit ishte hakmarrës ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrës, pasi në Damask të Sirisë ishin vrarë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Të paktën katër ushtarë u vranë gjatë sulmit të Izraelit kundër Iranit dhe Teherani tha se sulmi shkaktoi “dëm të kufizuar”.
Baghaei tha se përgjigja e Iranit do të jetë “vendimtare”.
Ai tha se Irani “mbështet të gjitha nismat dhe përpjekjet” për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe Liban, ku Izraeli është duke luftuar kundër dy grupeve që mbështeten nga Teherani.
Ai tha se qëndrimi i Iranit kundër ndryshimit të doktrinës perëndimore dhe prodhimit të armëve bërthamore, mbetet e njëjtë.
Duke cituar fjalimin e fundit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Baghaei tha se Republika Islamike do të “pajisjet me gjithçka që i duhet për të mbrojtur veten”./REL
emaeil baghaei
Bota
4 Nëntor 2024, 15:09
M.B
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se nuk ka parë ndonj...
Bota
4 Nëntor 2024, 14:47
r.ll
kamala harris, donald trump
SHBA- Me vetëm një ditë për të shkuar, gara për Shtëpinë e Bardhë është ...
Bota
4 Nëntor 2024, 14:45
N.F
Foto ilustruese
MOLDAVI- Zyrtarët në Bruksel u zgjuan me një ndjenjë lehtësimi mëngjesin e së hënës, pasi pres...
Bota
4 Nëntor 2024, 14:31
N.F
SHBA
SHBA- Një stuhi e fortë dhe e rrezikshme përshkoi Oklahomën gjatë natës të së shtunës. Disa tornado t&eum...
Bota
4 Nëntor 2024, 10:19
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Paris. Mësohet se të plagosurit u su...
Bota
4 Nëntor 2024, 09:34
N.F
Gjermani
ANGLI- Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar pasditen e së shtunës në Edinburg. Kalimtarët ...
Bota
4 Nëntor 2024, 09:27
r.ll
kamala harris, donald trump
SHBA- Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jasht&eum...
Bota
4 Nëntor 2024, 09:21
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë...
Bota
4 Nëntor 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Makina e saj ishte në mesin e shumë automjeteve që u përfshinë në përmbytjet vdekjeprur&eum...
Bota
4 Nëntor 2024, 09:00
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Një ish-zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është arrestuar me dyshimin p&...