LIVE UPDATES
Bota

Nga marrëdhënia transatlantike, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza: Sfidat e Friedrich Merz në politikën e jashtme

Qeveria e ardhshme gjermane do të ketë shumë liri veprimi financiar falë huave të reja. Por Gjermaninë e presin sfida të mëdha në politikën e jashtme, pothuajse të gjitha lidhen me Donald Trump.

21 Mars 2025, 08:40 Nga M.B
Nga marrëdhënia transatlantike, lufta në Ukrainë dhe
Friedrich Merz

GJERMANIA- "Të gjithë i kanë sytë nga Gjermania këto ditë. Ne kemi një detyrë në Bashkimin Evropian dhe në botë që shkon shumë përtej kufijve të vendit tonë dhe mirëqenies së popullit tonë," tha së fundmi kreu i CDU-së, Friedrich Merz në Bundestag për të justifikuar borxhet e reja të mëdha që u miratuan më pas në parlament. Për Merz ato janë të nevojshme për t'u përballur me sfidat, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe politikës së jashtme.  Po cilat janë sfidat më të rëndësishme?

Marrëdhënia transatlantike

Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik thellësisht i bindur. Për dhjetë vjet ai drejtoi "Atlantikbrücke" - organizatën jopartiake Ura e Atlantikut, që promovon marrëdhëniet amerikano-gjermane. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është lëkundur fort. "Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha një pjesë të fajit Ukrainës për luftën. Dhe po aq i tronditur u tregua edhe pasi Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Gjermania ka pasur një reputacion të keq tek Trump që nga koha e kancelares Angela Merkel (CDU), jo vetëm për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Trump e urrente. Edhe nëse Merz distancohet vazhdimisht politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Ende nuk është planifikuar ndonjë takim i tillë.

Lufta e Ukrainës

Përpjekjet e Donald Trump për paqen në Ukrainë i kanë bërë evropianët thjesht spektatorë. Presidenti amerikan po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Zelenskyj nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedime. Nëse vjen puna tek një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve në BE ndoshta do t'u mbetej vetëm roli i sigurimit të paqes. Kancelari i ardhshëm, Merz që tani po kërkon një paketë shtesë mbështetjeje për Ukrainën me vlerë të paktën tre miliardë euro, gjë që nuk duhet të jetë problem falë lehtësimit të kritereve për marrjen e borxhit që tanimë u miratuan.

Megjithatë, Gjermania do duhet të marrë shuma dukshëm më të mëdha, nëse mungesa e ndihmave nga SHBA do të kompensohej nga evropianët. Ndërkohë, dorëzimi i raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, ide e përkrahur  nga Merz, mbetet i diskutueshëm. SPD e ka refuzuar gjithmonë këtë nën kancelarin ende në detyrë Olaf Scholz. Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë SPD ndaj kësaj si partnere e vogël e koalicionit të ardhshëm.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Për shkak se Merz ka dyshime nëse SHBA nën Trump ende do të vazhdojë të respektojë detyrimin e  NATO-s për të ofruar ndihmë, në mbrëmjen e zgjedhjeve, Merz tha, se për të ka "përparësi absolute" që evropianët "të arrijnë vërtet pavarësinë nga SHBA" sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, Merz ka marrë mbështetje nga Bundestagu jo vetëm për deklaratën e famshme "Çfarëdo që të duhet" për riaftësimin e ushtrisë gjermane. Ai gjithashtu do bashkëpunim të ngushtë për mbrojtjen mes evropianëve.

Merz dëshiron të bisedojë me fuqitë bërthamore evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse dhe si mund të përfitojnë Gjermania dhe Evropa nga mbrojtja e tyre bërthamore. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Të dy shtetet nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm të ndajnë arsenalet e tyre bërthamore aq lehtë. Ka edhe rezerva brenda BE-së për më shumë bashkëpunim ushtarak. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban mban kontakte të mira me Vladimir Putin dhe refuzon të mbështesë Ukrainën.

Bashkimi Evropian

Friedrich Merz e ka akuzuar rregullisht qeverinë aktuale nën kancelarin e SPD, Olaf Scholz, se e ka dobësuar bashkëpunimin evropian. Mbi të gjitha, kanë vuajtur marrëdhëniet me partneret më të ngushta Francën dhe Poloninë, sipas Merz, i cili dëshiron ta ndryshojë këtë. Por nuk do të jetë aq e lehtë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka vështirësi politike brenda vendit. Pas vitesh nën qeverinë nacionaliste të krahut të djathtë të PiS, Polonia ka përsëri një udhëheqje miqësore me Evropën nën ish-presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk. Por aktualisht nuk ka lidhje të ngushtë as me Parisin dhe as me Varshavën. Edhe në BE momenti i mëparshëm i një hovi evropian nuk është më. Populistët e krahut të djathtë janë në rritje pothuajse kudo dhe integrimi evropian nuk është më një sukses i sigurt.

Politika tregtare

Ndërkohë këmbanat e Trumpit për vendosjen e tarifave të importit për mallrat evropiane dëgjohen rregullisht, ai herë i shtyn, herë i përsërit ato, dhe Evropa nuk e di se çfarë vjen në të ardhmen. E sigurt është se kohët po bëhen më të vështira për tregtinë transatlantike. Dhe Gjermania, si një vend eksportues goditet veçanërisht rëndë nga kjo. Prej dy vjetësh ekonomia gjermane është në recesion. BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. Megjithatë, Brukseli ka të ngjarë të këmbëngulë që mosmarrëveshja tregtare të mospërshkallëzohet në një luftë tregtare, në të cilën të gjithë do të humbisnin.

Kina

Si rrugëdalje nga konflikti tregtar me Trump, disa politikanë në Berlin dhe Bruksel duan të përqendrohen më shumë në biznesin me Kinën përsëri. Por ky biznes nuk po shkon më si më parë, kur eksportuesit gjermanë kishin fitime të jashtëzakonshme atje. Makinat gjermane, për një kohë të gjatë hite të eksporteve në Kinë, tani nuk e kanë më atë pozicion. Vetë Kina tani ofron makina elektrike të lira dhe i shet ato me sukses në BE. BE-ja, nga ana e saj e mbyll tregun e saj kundër makinave elektrike kineze. Edhe këtu, Gjermania, si një vend i orientuar drejt eksportit, duhet të përpiqet të sigurojë që kufizimet në tregtinë me Kinën të mos shkojnë shumë larg. Një sfidë tjetër do të jetë që Donald Trump do të përpiqet të marrë evropianët në anën e tij në trajtimin e Kinës rivale. Nga ana tjetër, kjo u jep evropianëve leva në dorë ndaj Trumpit.

Konflikti në Lindjen e Mesme

Qeveria federale është në një pozitë veçanërisht të vështirë këtu: Siguria e Izraelit është veçanërisht e rëndësishme për çdo qeveri gjermane, si rrjedhojë e mësimeve nga historia e nacionalsocializmit e ideologjia naziste që çoi në  vrasjen e miliona hebrenjve. Nga ana tjetër, politikanët gjermanë i kanë kritikuar vazhdimisht veprimet e ashpra të Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës si joproporcionale. Qeveria federale është gjithashtu në dilemë për shkak të një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për krime lufte në Rripin e Gazës. Gjermania mbështet gjykatën penale dhe duhet të arrestojë Netanyahun, nëse ai viziton Gjermaninë. Megjithatë, Friedrich Merz ka konfirmuar se kjo në asnjë rrethanë nuk do të ndodhë nën drejtimin e tij si kancelar.

Mbrojtja e klimës

Të Gjelbrit, të cilët janë ende në qeveri, siguruan që mbrojtja e klimës në Gjermani të marrë shumë më shumë para dhe që neutraliteti i klimës të përfshihet në Ligjin Themelor (kushtetuta gjermane, shën.red.) deri në vitin 2045 - por gjërat janë të ndryshme në nivel global: Donald Trump jo vetëm që e nxori vendin e tij nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës menjëherë pas marrjes së detyrës, por edhe kompani të mëdha amerikane e kanë ndjekur atë: gjigandët e investimit si Blackrock, J.P. Morgan dhe Goldman Sachs i kanë thënë lamtumirë projekteve proklimatike. Ka për të qenë shumë më e vështirë për qeverinë gjermane të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së klimës dhe të avancojë projektet e klimës në nivel ndërkombëtar./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë