LIVE UPDATES
Bota

Nga racismi te homofobia', mbi 400 vitktima nga sulmet masive me armë në SHBA, (KRONOLOGJIA)

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara.

25 Maj 2022, 15:44 Nga DOSJA
Nga racismi te homofobia', mbi 400 vitktima nga sulmet masive me armë
Policia amerikane

SHBA-Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara.

Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit.

BUFFALO, 14 maj 2022 - Një person i armatosur qëlloi dhe vrau 10 afrikano-amerikanë brenda një supermarketi në një sulm me motive racore. Ai u arrestua dhe po mbahet ne burg.

NEW YORK 12 Prill 2022 - Në një nga sulmet më të dhunshme, 23 persona u plagosën kur një burrë 62-vjeçar aktivizoi një bombë tymi dhe hapi zjarr në një metro. Ai u arrestua një ditë më pas.

OXFORD, 30 nëntor 2021 - Katër nxënës u vranë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën pasi një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në Oxford, të shtetit Michigan.

INDIANAPOLIS, 16 Prill 2021 - Një ish-punonjës i kompanisë FedEx, i cili kishte qenë nën kujdesin psikiatrik, vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në një objekt të kompanisë në Indiana, para se të vetëvritej.

LOS ANGELES, 31 Mars 2021 - Katër persona, një prej të cilëve fëmijë, u vranë gjatë të shtënave në një ndërtesë zyrash në periferi të qytetit përpara se i dyshuari të arrestohej.

BOULDER, 22 Mars 2021 – Një sulm masiv në një supermarket në Boulder, Colorado la pas vetes 10 të vrarë, përfshirë një oficer policie.

ATLANTA, 16 mars 2021 - Tetë persona, përfshirë gjashtë gra me origjinë aziatike, u qëlluan për vdekje në një varg sulmesh në sallonet e masazhit në dhe rreth Atlantas. Një burrë i dyshuar është arrestuar në lidhje me vrasjet.

MILWAUKEE, 26 shkurt 2020 - Një person i armatosur hapi zjarr në kompleksin e birrës Molson Coors Beverage Co në Milwaukee, duke vrarë pesë bashkëpunëtorë përpara se të kryente vetëvrasje.

DAYTON, 4 gusht 2019 - Një person i armatosur hapi zjarr në qendër të qytetit Dayton të Ohios, duke vrarë nëntë persona, përfshirë të motrën. Sulmuesi u vra nga policia.

EL PASO, 3 gusht 2019 - Një burrë qëlloi për vdekje 22 persona në një dyqan Walmart në El Paso të Teksasi. Një deklaratë, që besohet të jetë shkruar nga i dyshuari, e quajti sulmin "një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit". Autoritetet arrestuan sulmuesin.

VIRGINIA BEACH, 31 maj 2019 - Një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike hapi zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një ndërtesë komunale në Virginia, duke vrarë 12 persona përpara se të vritej nga policia.

AURORA, 15 shkurt 2019 - Një burrë hapi zjarr në një fabrikë në Illinois pasi u pushua nga puna, duke vrarë pesë punëtorë përpara se të vritej nga policia.

THOUSAND OAKS, 7 nëntor 2018 - Një ish-veteran i marinës vrau 12 persona në një bar në Thousand Oaks, një paralagje e Los Angelesit. Më pas vrau veten.

PITTSBURGH, 27 tetor 2018 - Një person i armatosur hyri në sinagogën Tree of Life pranë Pittsburghut dhe qëlloi mbi besimtarët e mbledhur për të shërbyer Shabatin, duke vrarë 11 veta.

SANTA FE, 18 maj 2018 - Një 17-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij të mesme afër qytetit Houston, duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues, përpara se t'u dorëzohej oficerëve të policisë.

PARKLAND, 14 shkurt 2018 - Një ish-nxënës në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland të Floridas, vrau 17 nxënës dhe arsimtarë.

SUTHERLAND SPRINGS, 5 nëntor 2017 - Një burrë i dëbuar nga Forcat Ajrore amerikane për shkak të rrahjes së gruas dhe fëmijës së tij, qëlloi për vdekje 26 persona në një kishë të Teksasit, ku vjehrrit e tij luteshin. përpara se të vriste veten.

LAS VEGAS, 1 tetor 2017 - Një person i armatosur hapi zjarr në një festival të muzikës nga një suitë hoteli në katin e 32-të, duke vrarë 58 persona, përpara se të vetëvritej.

ORLANDO, 12 qershor 2016 - Një person i armatosur qëlloi për vdekje 49 persona në Pulse, një klub nate homoseksualësh, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

SAN BERNARDINO, 2 dhjetor 2015 – Burrë e grua vranë 14 persona në një kremte në vendin e punës në San Bernardino në Kaliforninë Jugore përpara se të vriteshin në një shkëmbim zjarri me policinë.

ROSEBURG, 1 tetor 2015 - Një person i armatosur sulmoi një kampus kolegji në Oregon, duke vrarë nëntë persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

CHARLESTON, 17 qershor 2015 - Një supremacist i bardhë vrau nëntë besimtarë afrikano-amerikanë në një kishë në Charleston. Ai u dënua me vdekje.

WASHINGTON, 16 shtator 2013 - Një ish-rezervist i marinës që punonte si kontraktor qeveritar vrau 12 persona në Uashington Navy Yard. Ai u vra më pas nga policia.

NEWTOWN, 14 dhjetor 2012 - Një person i armatosur rëndë vrau 26 veta, përfshirë 20 fëmijë nga pesë deri në 10 vjeç, në një sulm në shkollën fillore Sandy Hook në Connesticut.

AURORA, 20 korrik 2012 - Një person i armatosur i maskuar vrau 12 persona në një kinema në Aurora të Colorados. Ai u dënua disa herë më burgim të përjetshëm.

FORT HOOD, 5 nëntor 2009 - Një major ushtrie dhe psikiatër hapi zjarr në Fort Hood, një bazë e ushtrisë amerikane në Teksas, duke vrarë 13 persona./VOA/

Sondazh

Poll

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve