LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Nis largimi i barrikadave në veri

Për 20 ditë rresht rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim.

29 Dhjetor 2022, 15:21 Nga a.l
Analiza e REL: Nis largimi i barrikadave në veri
barrikada

KOSOVË- Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Se barrikadat do të largoheshin bëri të ditur të enjten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Vuçiç takoi ata mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Për 20 ditë rresht rrugët kryesore në veri mbetën të bllokuara për qarkullim. Përveç veriut, më 27 dhjetor një barrikadë tjetër u vendos në territorin e Serbisë, në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë në Merdare. Serbët lokalë në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.

Institucionet e Kosovës thanë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Më 28 dhjetor, Pantiçit iu zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Ai aktualisht është duke qëndruar në shtëpinë e tij dhe për të siguruar se nuk shkel masën e arrestit shtëpiak, institucionet e Kosovës kanë kërkuar ndihmën e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Për shkak të bllokimit të rrugëve nga barrikadat, Policia e Kosovës e kishte të pamundur ta transferonte Pantiqin në ndonjë qendër ndalimi. Nga dita e arrestimit e deri më 28 dhjetor, Pantiq u mbajt në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Jarinjë.

Vendosja e barrikadave nxiti tensione të shumta në mes të Kosovës dhe Serbisë. Serbia vendosi në gatishmëri ushtrinë si dhe rriti prezencën ushtarake në vijën kufitare me Kosovën, përkatësisht në Rashkë të Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan vazhdimisht largimin e barrikadave si dhe respektim të marrëveshjeve të Brukselit.

Barrikadat s’u larguan pa ‘marrëveshje’

Për 20 ditë rresht barrikadat mbajtën të bllokuar veriun. Qeveria e Kosovës kërkoi nga KFOR-i që t’i largonte ato. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thanë se KFOR-i kishte kërkuar më shumë për të bërë një gjë të tillë – në të kundërtën thanë se do t’i largonin vet.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla tha se ekzistonin të gjitha kapacitetet. Megjithatë KFOR-i, vazhdimisht ftoi palët që të gjenin zgjidhje për largimin e barrikadave përmes dialogut.

Derisa barrikadat bllokonin rrugët, misioni i EULEX-it, disaherë përsëriti se kishte prezencë të shtuar të njerëzve të maskuar dhe të armatosur në afërsi të barrikadave në veri.

Çfarë u parapriu tensioneve në veri?

Situata në pjesën veriore të Kosovës u tensionua muajve të fundit për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që të largojë nga qarkullimi targa ilegale me akronimin “KM” si dhe akronime tjera “PR”, “GL”, “PE” etj.. të cilat lëshoheshin për serbët e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vendimi i kundërshtua nga serbët lokal si dhe nga Beogradi zyrtar. Megjithatë qeveria e Kosovës ishte e vendosur për implementimin e këtij vendimi edhe përkundër faktit se komuniteti ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në kërkonin më shumë kohë.

Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për riregjistrim të veturave me targa ilegale, institucionet e Kosovës, suspenduan nga puna drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

Pas suspendimit të drejtorit Gjuriq, Lista Serbe, subjekti më i madh politik i Serbëve në Kosovë njoftoi largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës, deri në rikthimin e tij në punë si dhe sic tha kryetari i saj, Goran Rakiq, deri në respektimin e të gjitha marrëveshjeve nga institucionet e Kosovës, përfshirë formimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në javët që pasuan dorëheqje dhanë zyrtarët serb të Policisë së Kosovës, të sistemit të drejtësisë, ata të nivelit lokal dhe atij qendror. Derisa komuniteti ndërkombëtarë ka kërkuar rikthimin e serbëve nëpër institucione, zyrtarë të qeverisë përfshi kryeministrin Albin Kurti kanë thënë se kthimi i tyre nuk mund të jetë çështje politike, duke shtuar se është çështje ligjore e kushtetuese./ REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen