LIVE UPDATES
Bota

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut: Ja studim mbi qëndrimet e të rinjve shqiptarë dhe serbë ndaj luftës në Kosovë

Ndërsa mbi 73 për qind e të anketuarve shqiptarë mbështesin ndjekjen penale të krimeve të luftës, vetëm 48 për qind e të anketuarve serbë mbështesin këtë proces.

22 Tetor 2024, 19:52 Nga M.B
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut: Ja studim mbi
Foto ilustruese

KOSOVA- Një studim i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i publikuar të marten nxjerr në pah dallimet ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe serbë të Kosovës në qëndrimet e tyre mbi luftën dhe krimet e kryera gjatë saj. Ndërsa mbi 73 për qind e të anketuarve shqiptarë mbështesin ndjekjen penale të krimeve të luftës, vetëm 48 për qind e të anketuarve serbë mbështesin këtë proces.

“Pikërisht mënyra se si janë informuar, shumica janë informuar nga familja, ka ndikuar pastaj edhe në mënyrën se si e kuptojnë dhe këtu e vëren dallimin më të madh ndërmjet grupeve etnike. Pra mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të Kosovës ka shumë dallime sepse burimi i informatave shpesh herë është i ndryshëm e kjo është pasqyruar edhe në shumë përgjigje të tjera që lidhen me drejtësinë kalimtare”, tha autori i studimit, Bekim Baliqi.

Sipas raportit shumica e të rinjve, mbi 89 për qind e shqiptarëve dhe mbi 70 për qind e serbëve, i kanë marrë informacionet kryesore mbi luftën nga rrëfimet në familje.

Dallimet në qëndrime, thuhet në raport, janë edhe më të thella rreth lidhshmërisë midis ndjekjes penale të krimeve të luftës me arritjen e paqes. 74 për qind e të anketuarve shqiptarë besojnë se ndjekja penale e këtyre krimeve mund t’i kontribuojë paqes, ndërsa vetëm 29 për qind e të anketuarve serbë e besojnë një gjë të tillë.

Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut tha se trashëgimia e luftës ende ndikon ndjeshëm në gjeneratat e reja.

“Të dhënat nga ky studim konfirmojnë supozimin tonë kryesor se kujtimet e ngjarjeve të luftës kanë një ndikim të rëndësishëm në qëndrimet e të rinjve dhe të rejave dhe se ka një lidhje të fortë ndërmjet trajtimit të së kaluarës dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Këto gjetje na bëjnë të ditur nevojën për veprime që lidhen me drejtësinë tranzicionale”, tha ajo.

Raporti rekomandon hartimin e programeve arsimore më gjithëpërfshirëse në shkolla dhe universitete për të siguruar që të rinjtë të kenë njohuri më të mira rreth ngjarjeve të luftës. Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. 25 vjet pas saj veprimtarët humanitarë thonë se vetëm mbi 70 persona janë dënuar për krimet e luftës së viteve 1998 – 1999./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion