LIVE UPDATES
Bota

Niveli i pagave në Kosovë sipas ASK, në sektorin publik 713 euro në sektorin privat 515 euro

Në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 euro. Pra, kishte një rritje prej 49 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2023 ishte 506 euro, krahasuar me vitin 2022 që ishte 446 euro. Pra, një rritje prej 60 eurosh.

14 Tetor 2024, 15:16 Nga N.F
Niveli i pagave në Kosovë sipas ASK, në sektorin publik 713 euro
Pagat

KOSOVË- Agjencia e Statistikave ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.

Në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 euro. Pra, kishte një rritje prej 49 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2023 ishte 506 euro, krahasuar me vitin 2022 që ishte 446 euro. Pra, një rritje prej 60 eurosh.

Kurse, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2023 ishte 515 euro, derisa në vitin 2022 ishte 473 euro. Pra, kishte një rritje prej 42 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 459 euro, krahasuar me vitin 2022 e cila ishte 401 euro. Pra, një rritje prej 58 eurosh.

Agjencia e Statistikave ka treguar se tek sektori publik vërehet një rritje e konsiderueshme e pagës për rreth 18 % krahasuar me vitin paraprak, dhe kjo rritje ka ardhur si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat në sektorin publik (Ligji nr. 08/L-19) nga muaji janar 2023.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2020 ishte 624 euro, derisa, në vitin 2023 ishte 713 euro, duke u rritur për 89 euro, ose 14.2%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 552 Euro, sa ishte në vitin 2020, u rrit në 630 euro në vitin 2023. Një rritje prej 78 eurosh, ose 14.1%.

Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2020 ishte 769 euro, derisa në vitin 2023 ishte 789 euro. Një rritje prej 20 Eurosh ose 2.6%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 680 euro, sa ishte në vitin 2020, u rrit në 691 euro në vitin 2023. Një rritje prej 11 Eurosh, ose 1.6%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.  Paga mesatare bruto në vitin 2023, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (1039 euro); dhe Informim dhe komunikimi (974 euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (345 euro).

Paga mesatare neto në vitin 2023, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (870 Euro); Informim dhe komunikim (850 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (312 Euro)

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pohuar se gjatë qeverisjes së tyre paga mesatare bruto është rritur për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Sipas Muratit, rritja në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, përderisa në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro.

“ASK dje ka publikuar pagën mesatare për vitin 2023 në Kosovë. Grafikoni më poshtë paraqet pagën mesatare bruto nëpër vite, përfshirë edhe vitin 2023, të publikuar nga ASK. Ajo çfarë vërehet është se: Paga mesatare bruto, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, përderisa në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro”, ka theksuar Murati.

Ministri shkruan më tej se “Rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur në vitet 2023 me 9.4% dhe 2022 me 7.6%, pra dy vitet e Qeverisë Kurti. Kjo demanton gjithë propagandën që kemi dëgjuar lart e poshtë nëpër studio televizive nga opozita, duke thënë se s’ka pasur rritje të pagave”. Tutje, ministri ka shtuar se miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, bie përfundimisht.

“Përderisa është e vërtetë se në vite të caktuara kishte pasur rritje të pagave në sektorin publik me vendime në kohë fushate zgjedhore, të dhënat e dëshmojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat. Kjo gjë shihet qartë në vitin 2014, kur pagat në sektorin publik ishin rritur me vendim qeveritar gjatë fushatës, mirëpo mesatarja në tërë ekonominë, përfshirë sektorin publik dhe privat, ishte rritur vetëm 4.4%”./ Monitor

ask kosove nivel i pagave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj