LIVE UPDATES
Bota

Roja detare e Kinës rrethon Tajvanin, ushtria kineze kryen stërvitje në shkallë të gjerë pranë ishullit

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se nuk do të përshkallëzojë situatën në përgjigjen e saj ndaj stërvitjeve ushtarake të Kinës, por ka rritur gatishmërinë dhe po vëzhgon lëvizjet e forcave raketore të Kinës.

14 Tetor 2024, 15:04 Nga r.ll
Roja detare e Kinës rrethon Tajvanin, ushtria kineze kryen stërvitje
pamje nga pikat e stervitjes

KINË- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se Kina përdori 125 avionë ushtarakë në stërvitjet rreth ishullit të Tajvanin, një rekord për një ditë të vetme. Zyrtarët e ishullit demokratik thanë se 90 prej avionëve, mes tyre avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, u futën brenda zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Kina nisi stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë të hënën si një paralajmërim kundër pavarësisë së Tajvanit. Zyra e Presidentit të Tajvanit i bëri thirrje Kinës që "të ndërpresë provokimet ushtarake që minojnë paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale dhe t’i jap fund kërcënimeve ndaj demokracisë dhe lirisë së Tajvanit". Manovrat e Kinës u dënuan edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Komanda Lindore e Ushtrisë Kineze publikoi një hartë që tregonte nëntë zona rreth Tajvanit, ku zhvilloi stërvitje.

Si pjesë e një operacioni të rrallë, roja detare e Kinës rrethoi Tajvanin dhe kreu patrulla që i quajti "ligjzbatuese" pranë ishujve në det të hapur të Tajvanit, sipas mediave shtetërore kineze.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se nuk do të përshkallëzojë situatën në përgjigjen e saj ndaj stërvitjeve ushtarake të Kinës, por ka rritur gatishmërinë dhe po vëzhgon lëvizjet e forcave raketore të Kinës.

“Stërvitjet e paarsyeshme provokuese ushtarake të Ushtrisë së Kinës nuk rrezikojnë sigurinë vetëm në ngushticën e Tajvanit, por ato gjithashtu janë në kundërshtim me frymën e zhvillimit të marrëdhënieve në rajonin e ngushticës së Tajvanit, minojnë seriozisht sigurinë në rajon dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar", tha Sun Li-Fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Tajvan.

Këshilli i Tajvanit mbi Çështjet e Politikave ndaj Kinës tha se manovrat e fundit ushtarake të Kinës dhe refuzimi i Pekinit për të hequr dorë nga përdorimi i forcës janë "provokime flagrante", që minojnë seriozisht paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj, ka qenë në gjendje gatishmërie në pritje të stërvitjeve ushtarake nga Kina që nga fjalimi i Presidentit Lai Ching-te në ditën kombëtare javën e kaluar, në të cilin ai tha se Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin. Gjatë fjalimit Presidenti Lai Ching-te gjithashtu ofroi të bashkëpunojë me Pekinin.

Përmes një deklarate Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni "është seriozisht i shqetësuar nga stërvitjet ushtarake të ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit dhe rreth Tajvanit."

Zëdhënësi Matthew Miller i kërkoi Kinës "të vetëpërmbahet dhe të shmangë çdo veprim të mëtejshëm që mund të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe më të gjerë në rajon./VOA

kine tajvan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj