Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje. Ndër të tjera ai ka thënë se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës një ditë para takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës. Kurti në një intervistë të dhënë për agjensinë kroate Hina, nuk do të lejojë një parashtet satelitor me një thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës.
Në takimin e 2 majit në Bruksel,të Kurtit me Vuçiç pritet të prezantohet “drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve”, që është një pikë kyçe e negociatave.
“Ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me një thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës,” shtoi ai.
Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje.
“Vendi ynë megjithatë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të tij, por nuk lejon territorializimin në bazë etnike sepse është kundër demokracisë dhe republikës. Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave,”- ka shtuar Kurti.
Ndër të tjera ai ka thënë se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës. Ai shtoi se po ashtu dëshiron të forcojë shërbimet publike që do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo t’i ofrojë ato për shkak të përkatësisë etnike.
Kurti udhëton për në Bruksel i nxitur nga dy suksese ndërkombëtare javën e kaluar. Këshilli i Evropës (KE) miratoi pranimin e Kosovës në atë organizatë për të drejtat e njeriut sepse kështu votuan 33 vende anëtare nga gjithsej 45.
Ukrainë UKRAINË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me raketa n&eum...
foto ilustruese LONDËR- Studiuesit kanë hedhur një hap para për zhvillimin e strategjive të reja për trajtimin e tumoreve, d...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku pas shtrimit në spital në fund të muajit mars, zbuloi sot problemet shëndet&eum...
Planeti TOI-733b SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të rrallë, të mbuluar nga oqeani, i quajtur TOI-733b. M...
Pamje nga vendngjarja LONDËR- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim gazi që shpërtheu në n...
Shpërthime në Kiev UKRAINË- Gjatë natës, trupat ruse sulmuan territorin e Kiev me bombardime strategjike, duke lëshuar 1...
foto ilustruese GJERMANI- "1 Maji është simbolizon drejtësinë sociale dhe unitetin social", është shprehur politikanja social...
foto ilustruese ITALI- Një tërmet i fortë është regjistruar në Kalabri. Tërmeti me magnitudë 4.8 është re...
Foto ilustruese GJERMANI- Panairi i Librit në Leipzig, i cili u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pan...
Ushtare Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë që konsiderohet vendimtare në rimarrjen e territoreve të saj t...