21 Prill 2025, 22:21
Nga E. D
Papa Françesku
VATIKAN- Liderët botërore shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.
Por duket se jo të gjithë liderët botëror kanë shprehur ngushëllimet për Kreun e Vatikanit. Konkretisht qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu, nuk shprehën asnjë ngushëllim.
Ndërsa kryerabini i komunitetit hebre të Triestes, Alexander Meloni, tha se Kreu i Vatikanit ishte një Papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Sipas tij ishte një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit.
“Ai ishte një papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit që ne i kemi ndjerë shumë, veçanërisht pas 7 tetorit, me deklaratat e tij”, tha Alexander Meloni, kryerabini i komunitetit hebre të Triestes.
Gjithashtu Papa Francesku kishte dënuar shpesh sulmet izraelite në Gaza. Vrasjen e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm ai e kishte quajtur mizori dhe krim kundër njerëzimit. Papa ishte akuzuar shpesh nga bota hebraike për qëndrimet e tij.
Papa Françesku ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.
Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.
papa françesku
Bota
21 Prill 2025, 22:01
E. D
Marjorie Taylor Greene
SHBA- Kongresmenja amerikane, Marjorie Taylor Greene, e cila mbështet Presidentit Donald Trump, ka shokuar me reagimi...
Bota
21 Prill 2025, 20:31
E. D
pamje nga vendngjarja
VATIKAN- Vatikani ka nisur lutjet në sheshin e Shën Pjetrit në përkujtimin e parë publik pas vdekjes së...
Bota
21 Prill 2025, 20:32
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Testamenti i Papa Françeskut është zbardhur teksa vihet re se në të Ati i Shenjtë ka l&...
Bota
21 Prill 2025, 20:20
E. D
flamuri amerikan ne gjysmeshtiz
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtize si shenjë...
Bota
21 Prill 2025, 20:17
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit t&eu...
Bota
21 Prill 2025, 19:45
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Pas 12 vitesh si kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku vdiq sot në moshën 88-vjeçare. Ai isht...
Bota
21 Prill 2025, 19:37
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Pas 12 vitesh si kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare. Ai ishte i njoh...
Bota
21 Prill 2025, 18:58
E. D
avioni ne flake
SHBA- Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të n...
Bota
21 Prill 2025, 18:57
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili...
Bota
21 Prill 2025, 17:33
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ligjvënësit amerikanë i dërguan një letër dypartiake Departamentit të Shtetit, duke kërkuar t...