LIVE UPDATES
Bota

Një vit nga arrestimi, gazetari Gershkovich mbetet në burgun rus për spiunazh

Në një sallë gjyqi në Moskë, gazetarit amerikan Evan Gershkovich i njoftohet se do të qëndrojë edhe tre muaj i burgosur. Por ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, thotë se është koha që Moska ta lirojë zotin Gershkovich.

27 Mars 2024, 14:03 Nga N.F
Një vit nga arrestimi, gazetari Gershkovich mbetet në burgun rus
Gershkovich

RUSI- Të premten bëhet një vit që kur gazetari amerikan, që punon për gazetën “The Wall Street Journal”, u arrestua në Rusi me akuzën për spiunazh. Zoti Gershkoviç është një nga dy gazetarët amerikanë që mbahen të burgosur nga Moska. Ndërsa zotit Gershkovich, së fundmi, iu vazhdua paraburgimi, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit, familja dhe kolegët vazhdojnë përpjekjet për lirimin e tij.

Në një sallë gjyqi në Moskë, gazetarit amerikan Evan Gershkovich i njoftohet se do të qëndrojë edhe tre muaj i burgosur. Por ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, thotë se është koha që Moska ta lirojë zotin Gershkovich.

“Qeveria ruse ende nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e saj. Ajo nuk ka asnjë justifikim për ndalimin e gazetarit dhe asnjë shpjegim se përse fakti që ai bënte punën si gazetar përbënte një krim”, thotë Lynne Tracy, ambasadore e SHBA në Rusi.

Që nga arrestimi i tij në një qytet rreth 1600 km në lindje të Moskës, më 29 mars të vitit të kaluar, familja dhe kolegët e tij kanë kërkuar lirimin e gazetarit të “The Wall Street Journal”. Vitin e kaluar, ata kanë dhënë shumë intervista, kanë mbajtur konferenca për shtypin dhe një mori takimesh private, duke përfshirë edhe një me presidentin Joe Biden.

Duke mbajtur lotët, Danielle Gershkovich përshkruan pasojat mbi familjen dhe letrat që ajo shkruan për t'i bërë shoqëri vëllait të saj.

“Përmes letrave ne duam të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta bëjmë njëri-tjetrin për të qeshur. Unë jam e mahnitur prej tij”, thotë Danielle Gershkovich, motra e gazetarit amerikan të burgosur në Rusi.

Rusia e akuzon zotin Gershkoviç për spiunazh, akuza që ai dhe gazeta e tij i mohojnë. Gjykatat e Moskës ia kanë mohuar atij vazhdimisht lirimin me kusht. SHBA e ka shpallur atë si person të burgosur padrejtësisht. Juristi i kompanisë ku punon ai thotë se procesi ligjor është tërësisht i paqartë. Ata duhet të presin që Rusia të thotë se kur çështja mund të kalojë për gjykim.

“Në një moment, ata duhet të thonë, 'hetimi ka përfunduar dhe ne mund të bëjmë gjyqin. Ne nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo”, thotë Jason Conti, jurist që mbulon çështjet ligjore të gazetës “The Wall Street Journal”. Për familjen, pritja është e vështirë.

“Ne i ndjekim lajmet çdo ditë. Është e rëndë për ne emocionalisht. Është më mirë të vazhdojmë të jemi të përqëndruar në këtë qëllim për lirimin e tij,” thotë zonja Gershkoviç.

Nëse shpallet fajtor, gazetari amerikan mund të dënohet me 20 vjet burg. Por ai nuk është i vetmi gazetar amerikan i arrestuar në Rusi. Alsu Kurmasheva, redaktore e rrjetit simotër të Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë, ka kaluar më shumë se pesë muaj në burg.

Gazetarja amerikano-ruse përballet me akuza të shumta, duke përfshirë mos regjistrimin si agjente e huaj. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon dënimin me 15 vjet burg. Në rastin e zotit Gershkovich, kompania mediatike ku ai punon thotë se avokatët brenda Rusisë i mbajnë të informuar, aq sa kanë mundësi.

“Ata janë avokatë të guximshëm. Ka një kufi në atë që ata mund të thonë. Ata nuk lejohen të flasin për këtë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për akuza për spiunazh, të cilat ne i hedhim poshtë, por kjo është natyra e akuzave”, thotë juristi Jason Conti.

Kur gazetari amerikan Tucker Carlson intervistoi Presidentin Vladimir Putin, udhëheqësi rus la të kuptohej se Moska do të ishte e gatshme të lironte zotin Gershkovich në këmbim të një vrasësi të dënuar që mbahet në Gjermani.

Që atëherë, nuk ka pasur asnjë informacion të ri mbi negociatat diplomatike për këtë çështje. Ndërkohë, familja, miqtë dhe kolegët e zotit Gershkovich vazhdojnë të shpresojnë për lirimin e tij të menjëhershëm, duke theksuar se kur autoritetet në Rusi, ose në ndonjë vend tjetër ndalojnë një gazetar, kjo ka një efekt rrëqethës. Disa nga pasojat, sipas tyre, janë largimi i mediave të huaja, auto-censurimi i gazetarëve vendas dhe mbetja e audiencës në errësirë.

Marrë nga VOA

gershkovich burg rusi spiunazh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj