LIVE UPDATES
Bota

"Nuk arrijmë të sigurojmë as bukën", administrata në Maqedoni kërkon rritje pagash, kërcënon me grevë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme pas bisedimeve që përfunduan pa një rezultat konkrete, të enjten në mbrëmje.

4 Qershor 2022, 09:15 Nga DOSJA
"Nuk arrijmë të sigurojmë as bukën", administrata

MAQEDONIA E VERIUT- Rreth 130 mijë persona të punësuar në administratën shtetërore, si ministri, ndërmarrje, drejtori e fonde të ndryshme shtetërore, ndihen të mashtruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila u kishte premtuar rritje të pagave në vlerë prej 2,806 denarësh, apo rreth 45 euro. Bëhet fjalë për të punësuar në pozita të ndryshme, paga e disa prej të cilëve sillet prej 18,000 deri 24,000 denarë (300 deri 400 euro).

Ivan Pesheski, punonjës në administratë, thotë se me pagën prej 18,000 denarësh nuk arrin të sigurojë gjërat elementare për familjen e tij katër anëtarëshe për shkak të shtrenjtimeve të produkteve ushqimore bazë, por edhe të shërbimeve tjera, në veçanti të energjisë elektrike.

“Ejani, futuni në lëkurën e punëtorit dhe do të shihni nëse do të arrini të mbijetoni në krizën në të cilën ndodheni. Ne kërkonim rritje prej 2,806 denarësh apo rreth 45 euro. Këtë rritje e kërkonim para një muaji, por tani edhe kjo ka humbur vlerën duke marrë parasysh rritjen e çmimeve pas heqjes së masave për mbrojtjen e qytetarëve. Të gjitha çmimet shënuan rritje deri në 20 për qind".

"Ne, me pagën që marrin, nuk arrijmë të mbulojnë as gjërat më elementare për një jetë normale. Nëse nuk ndërmerren masa urgjente nuk do të arrijmë ta sigurojmë as bukën”, thotë Ivan Pesheski, punonjës i administratës.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme pas bisedimeve që përfunduan pa një rezultat konkrete, të enjten në mbrëmje.

“Marrëveshje për pagat me Qeverinë nuk ka, por do të ketë vendim për grevë të përgjithshme. Nuk u kuptuan seriozisht kërkesat tona për një rritje të përgjithshme të pagave prej 2,806 denarësh. Ne, si Lidhje e Sindikatave, jemi për reforma, për një metodologji të re, por gjithashtu kërkojmë një rritje të përnjëhershme të pagave pasi gjendja është e papërballueshme duke marrë parasysh shtrenjtimet që janë bërë përditshmëri. Por, fatkeqësisht përveç kafesë dhe ujit asgjë nuk na ofruan në Qeveri”, ka deklaruar Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria ka njoftuar se dialogu do të vazhdojë, por se ndihmat, përfshirë edhe pagat, nuk do t’i përfshijnë të gjitha kategoritë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka thënë se Qeveria kujdes të veçantë do t’u kushtojë kategorive më të rrezikuara nga kriza ekonomike.

Sipas tij, gjitha masat do të dihen pas miratimit të buxhetit të ri nga Kuvendi, që është ridestinuar bazuar në zhvillimet e fundit ekonomike.

“Masat kundër krizës janë të lidhura me rishikimin e buxhetit. Ne kemi thënë se masat kundër krizës më nuk mund të jenë siç ishin edhe në periudhën e COVID-it. Nuk mund të jenë të përgjithshme. Ne kemi ndarë rreth 73 milionë euro për masat kundër krizës, të cilat do të jenë të dedikuara për qytetarët më në nevojë dhe për bizneset që janë të goditura nga kriza ekonomike”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka paralajmëruar masa ndëshkuese për të gjitha kompanitë që kanë rritur çmimet deri në 20 për qind në dy ditët e fundit.

“Një porosi për të gjitha bizneset dhe atyre që operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre joetike, do të sjellë pasoja ndaj mënyrës se si ata funksionojnë, sepse është e pamundur të pranojmë se vetëm brenda dy ditëve mund të ketë rritje të çmimeve prej 20 për qind”, ka deklaruar Bytyçi.

Rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut ka ardhur pasi më 31 maj skaduan masat e Qeverisë për produktet ushqimore bazë, të cilat shiteshin pa Tatimin e Vlerës së Shtuar, ndërsa kishte kufizime edhe në marzhën tregtare.

Mbi 80 për qind e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar brenda dy ditëve deri në masën e 20 për qind. Kjo ka shkaktuar kaos nëpër markete, por edhe paralajmërime për protesta dhe grevë të përgjithshme nga Lidhja e Sindikatës që kërkon rritjen e pagave./REL/

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës