18 Maj 2022, 14:04
Nga DOSJA
Leiland-James
BRITANI- Një grua 38-vjeçare është shpallur fajtore në Britani pasi vrau një fëmijë, të cilin e kishte adoptuar, ngaqë nuk pushonte së qari.
Sipas Guardian, Laura Castle e shkundi me dhunë foshnjën deri sa ai humbi jetën, sepse siaps saj nuk pushonte së qari. Leiland-James Corkill ishte marrë nën kujdesin e Castle dhe bashkëshortit të saj më gusht të 2020. Pesë muaj më vonë, jo shumë kohë pas ditëlindjes së tij të parë, humbi jetën si pasojë e goditjeve në kokë.
Laura Castle fillimisht i tha familjes, miqve dhe policisë se Leiland-James vdiq për shkak të një aksidenti tragjik që ndodhi ndërsa burri i saj ishte në gjumë. Ajo i qëndroi kësaj historie derisa doli para gjykatës kur me lot u deklarua fajtore për vrasje.
Versioni i ri i ngjarjeve të Castle ishte se ajo kishte tronditur Leiland-James sepse ai nuk pushonte së qari dhe koka e tij u godit në një mbështetëse krahu të divanit para se të binte nga gjuri i saj në dysheme.
Gjykata dëgjoi detaje të mesazheve celulare mes çiftit, të zbuluara pas arrestimit të tyre. Laura Castle shkroi se foshnja ishte një "kokëtrashë", "një çantë m.." dhe "i shëndoshë".
Në nëntor 2020 u ngritën shqetësime se Laura Castle kishte thënë gjatë një vizite në familjen e saj se nuk e donte Leiland-James dhe po luftonte të lidhej me të. Kjo çoi në një diskutim rreth heqjes së Leiland-James nga kujdesi i çiftit. Laura Castle u përgjigj duke thënë se familja e saj e gjerë e donte djalin dhe "ai nuk po shkonte askund".
(d.a/dosja.al)
Bota
18 Maj 2022, 13:40
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim për të identifikuar njerëzit më të rrezikuar nga ...
Bota
18 Maj 2022, 13:30
Dritan Abazoviç dhe Oliver Varhelyi
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka takuar Komisionerin Evropian për Poli...
Bota
18 Maj 2022, 13:24
Ana Brnabiç dhe Dimitar Kovaçevski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka nisur një vizitë zyrtare...
Bota
18 Maj 2022, 13:13
Foto ilustruese
EUROPË- Agjencisa Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare ka njoftuar se sipas të dhënave paraprake janë regjist...
Bota
18 Maj 2022, 13:15
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Republik së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani njoftoi sot se më 16 dhe 17 q...
Bota
18 Maj 2022, 13:12
Foto ilustruese
SHBA-Treguesit kritikë globalë të krizës klimatike, kanë thyer rekord në vitin 2021, sipas një raporti t...
Bota
18 Maj 2022, 13:07
Talat Xhaferi
MAQEDONIA E VERIUT- Një grup deputetësh nga partia VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ...
Bota
18 Maj 2022, 12:57
Shkolla “Xhevdet Doda”
KOSOVË- Alarmet për bombë duket se pas Serbisë kanë vënë në target edhe Kosov&...
Bota
18 Maj 2022, 12:50
Gucati dhe Haradinaj
HAGË- Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u shpallën fajtor nga Gjykata Speciale e Hagës duke i dënuar me k...
Bota
18 Maj 2022, 11:06
Ushtarët ukrainas
SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby, ka lavdëruar luftëtarët ukrainas që...