18 Mars 2023, 21:44
Nga F.I/ VOA

VATIKAN- Papa Francesku u takua të shtunën me mijëra refugjatë dhe grupe bamirëse në ndihmë të tyre në përpjekje për të mbështetur rrugë të ligjshme emigracioni drejt Europës, si një alternativë ndaj trafikut të paligjshëm, që sipas tij e ka kthyer detin Mesdhe në një “varrezë”.
Papa Francesku tha se korridoret humanitare që janë krijuar në Itali që nga viti 2016 kanë shpëtuar jetë dhe kanë ndihmuar emigrantët e rinj të ambjentohen.
“Korridoret humanitare nuk synojnë vetëm sjelljen e refugjatëve në Itali apo vende të tjera europiane duke i shpëtuar nga situata që paraqesin rrezik, pasiguri dhe pritje të pafundshme, por ndihmojnë edhe në integrimin e tyre”, tha ai.
Organizata bamirëse “Sant’Egidio”, Federata e Kishave Evangjeliste dhe kisha “Waldensian” përhapën në Itali nismën humanitare për transferimin, që ka sjellë në Europë më shumë se 6000 njerëz, tha Papa Francesku.
Familje nga Siria, Afganistani, Ruanda dhe Ukraina ishin në auditorin e Vatikanit për t'u takuar me Papën.
“Ishte e rëndësishme për mua të vija këtu për t'i treguar botës se korridoret humanitare janë një nga gjërat më të bukura që kjo botë ka për të ofruar për njerëzit që meritojnë siguri dhe dinjitet”, tha Oliver Chris I. Kabalisa, një 22-vjeçar nga Ruanda. Sepse si refugjatë, ne nuk e lëmë vendin tonë sepse duam, por sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë”.
Refugjatja afgane Nazani Shakvulla tha se gratë në vendin e saj po vuajnë. Atyre u ndalohet arsimimi dhe puna.
Marrë nga VOA
papa francesku refugjat nazani shakvulla
Bota
18 Mars 2023, 21:48
k.m.
Pamje nga takimi
OHËR- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski vizitoi gazetarët në qendrën e shtypit,...
Bota
18 Mars 2023, 21:45
k.m.
Gabriel Escobar
OHËR- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se p...
Bota
18 Mars 2023, 21:35
f.i
Foto ilustruese
GREQI- Greqia njoftoi ditën e sotme shkarkimin e shefit të policisë kombëtare vetëm disa ditë pasi shp&e...
Bota
18 Mars 2023, 21:34
k.m.
Parrulla
VILNIUS- Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arre...
Bota
18 Mars 2023, 21:29
k.m.
Guy De Launey
MAQEDONI E VERIUT- Prej më shumë se 10 orësh vazhdon takimi në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës Albin Ku...
Bota
18 Mars 2023, 21:26
k.m.
Foto ilustruese
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë bërë thirrje Kin&e...
Bota
18 Mars 2023, 20:46
k.m.
Gabriel Escobar
MAQEDONI E VERIUT- Kanë kalur 10 orë që nga momenti i parë kur janë ulur për dialog liderët e dy vendeve...
Bota
18 Mars 2023, 20:45
k.m.
Foto ilustruese
Ukraina ka thënë se Rusia ka nisur sulme me dronë në disa rajone të shtetit përgjatë natës, pasi Gj...
Bota
18 Mars 2023, 20:21
f.i
Pamje nga shkolla
ARGJENTINË- Argjentina është prekur nga një valë i nxehti, duke thyer rekorde temperaturash. Duke iu pë...
Bota
18 Mars 2023, 20:11
k.m.
Foto ilustruese
IRAN- Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje dy burra për një sulm në një mauzoleum shiit në Iran...