17 Maj 2024, 16:29
Nga N.F
Frank Schwabe
GJERMANI- Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill të Europës, ka kritikuar qeverinë e tij. Kritikat e Schwabe kanë ardhur pasi qeveria e tij nuk futi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave.
Ai tha se Komiteti i Ministrave i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim pas rekomandimit me mbi 80 përqind që i bëri për ta bërë Kosovën anëtare.
“Dështimi i qeverisë [gjermane] për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Europës pas miratimit mbi 80 për qind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Asambleja Parlamentare. Këshilli i Europës nuk duhet të lejojë që të diktohet nga Donald Trump dhe Richard Grenell. Komiteti i Ministrave të qeverive i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim dhe një propozim për një afat kohor dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai në X.
Schwabe shtoi se do të diskutohet për këtë çështje në Vilnius javën e ardhshme. Ai shtoi se e ardhmja është me ata që janë të guximshëm.
“Ne do të diskutojmë hapat e mëtejshëm në Komitetin e Përhershëm në Vilnius javën e ardhshme. Faleminderit atyre që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe besojnë në fuqinë e Këshillit të Europës. E ardhmja është me ata që janë të guximshëm,” përfundoi ai.
kosova gjermania schwabe
Bota
17 Maj 2024, 16:09
N.F
Aksidenti
PEJË- Katër persona janë plagosur pas një aksdenti të regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës. Mësoh...
Bota
17 Maj 2024, 16:03
E. D
pamje nga vendngjarja
RUSI- Një zjarr ka shpërthyer në një aeroport në qytetin jugor rus Mineralnye Vody gjatë punimeve ...
Bota
17 Maj 2024, 15:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Dy vëllezër, 24 dhe 28 vjeç, u arrestuan në Boston dhe Nju Jork të martën e kaluar, nën akuz&eum...
Bota
17 Maj 2024, 15:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVA- Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u vu të premten në rend dite të takim...
Bota
17 Maj 2024, 15:17
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të K...
Bota
17 Maj 2024, 15:12
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes inten...
Bota
17 Maj 2024, 14:40
B.Z
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në r...
Bota
17 Maj 2024, 14:28
B.Z
Flamuj të shteteve anëtare të vendosura para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Fotografi nga arkivi.
...
Bota
17 Maj 2024, 13:56
S.B
Gina Rinehart
AUSTRALI- Gruaja më e pasur e Australisë raportohet se ka kërkuar që portreti i saj të hiqet nga një ekspo...
Bota
17 Maj 2024, 13:36
M.B
Marshi në Tbilisi të Gjeorgjisë më 17 maj 2024.
GJEORGJIA- Klerikë të lartë ortodoksë gjeorgjianë dhe grupe t&...