LIVE UPDATES
Bota

Numra të rastësishëm dhe kod persian/ Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës

Në një sinjal të zhurmshëm të valëve të shkurtra, pothuajse dy herë në ditë —në mëngjes herët dhe në mbrëmje sipas Kohës Universale të Koordinuar (UTC) — dëgjohet zëri i një burri që flet persisht, duke numëruar një seri numrash që duken të rastësishëm.

10 Mars 2026, 22:05 Nga E.d
Numra të rastësishëm dhe kod persian/ Një sinjal misterioz
Foto ilustruse

Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë më 28 shkurt, rreth 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit.

Në një sinjal të zhurmshëm të valëve të shkurtra, pothuajse dy herë në ditë —në mëngjes herët dhe në mbrëmje sipas Kohës Universale të Koordinuar (UTC) — dëgjohet zëri i një burri që flet persisht, duke numëruar një seri numrash që duken të rastësishëm.

Numrat lexohen në periudha të ndryshme kohore, pastaj pason një pauzë gjatë së cilës fjala “tavajjoh”, që përkthehet si “vëmendje”, thuhet tri herë.

Misteri i këtij transmetimi ka habitur shumë njerëz në komunitetin global të radioamatorëve që analizojnë sinjale të dyshimta; ata kanë shkëmbyer shënime dhe këshilla mbi sinjalin, kush mund të qëndrojë pas tij dhe cili mund të jetë qëllimi i tij.

Duke filluar nga 4 marsi, sinjali filloi të bllokohej, me një zhurmë elektronike shurdhuese që e bënte pothuajse të pamundur dëgjimin e numrave. Transmetimi origjinal ndaloi për një periudhë kohe dhe më pas u zhvendos në një frekuencë tjetër të valëve të shkurtra.

“Është interesante sepse filloi të bllokohej në frekuencën fillestare”, tha Akin Fernandez, i cili konsiderohet gjerësisht një autoritet mbi teknologjinë e vjetër të radios së koduar të njohur si “kanalet me numra”.

“Dikush nuk dëshiron që marrësi [i sinjalit] të dëgjojë numrat”.

“Është një situatë ballafaqimi, dy grupe që veprojnë kundër njëri-tjetrit. Pyetja është kush ka mjetet teknike për të bllokuar një kanal”, tha Fernandez.

“Shtetet e Bashkuara i kanë këto mjete, që do të thotë se kjo po transmetohet nga Irani. Ose mund të jetë Irani, që do të thotë se burimi i transmetimit janë Shtetet e Bashkuara”, sipas tij.

“Më shumë gjasa ky është një operacion kundër Iranit”, shtoi ai.

“Plotësisht i pathyeshëm”

Pavarësisht se kush e bën transmetimin dhe kush po e bllokon, ky transmetim misterioz është rikthim në një epokë tjetër, para se të ekzistonte enkriptimi digjital i përdorur gjerësisht në aplikacione si ËhatsApp, Signal dhe të tjera.

Transmetimi quhet “numbers station” — një mjet i epokës së Luftës së Ftohtë që përdor transmetime radioje dhe kriptologji tradicionale për të dërguar mesazhe sekrete — zakonisht tek spiunë në mbarë botën.

Koncepti është ky: duke përdorur një seri të rastësishme numrash, të gjeneruar nga ndonjë pajisje mekanike ose elektronike apo nga diçka më e sofistikuar, një person mund ta dërgojë një mesazh të koduar te një person tjetër që posedon një dekoder, shpesh të quajtur “one-time pad” (bllok që përdoret vetëm një herë). 

Kushdo mund ta dëgjojë transmetimin; valët e shkurtra udhëtojnë në distanca të gjata, pasi sinjalet reflektohen nga atmosfera. Por, vetëm një person që ka çelësin e dekodimit mund ta deshifrojë atë. Ky koncept u shfaq edhe në serialin amerikan të spiunazhit “The Americans”, i vendosur në vitet 1980.

Kodi i stacioneve me numra është “plotësisht i pathyeshëm”, tha Fernandez, i cili më shumë se dy dekada më parë publikoi një përmbledhje audioje me katër CD që përmbante qindra regjistrime nga e gjithë bota, të quajtur “The Conet Project.” Ai konsiderohet si “Bibla” për entuziastët e stacioneve me numra.

“Çelësat numerikë që përdoren janë plotësisht të rastësishëm. Nuk ka operacione matematikore që mund të përdoren për t’i thyer me forcë brutale”, tha ai. “Dhe edhe nëse përgjigjja gjendet, për shembull në anglishte të saktë, nuk është domosdoshmërisht e kuptueshme”.

“Nuk mund të kuptosh asgjë nga një grup i rastësishëm shkronjash ose numrash përveç gjatësisë së tyre. Gjatësia e mesazhit nuk është përmbajtja e informacionit që transmetohet”, tha ai.

“Por, është e mundur të nxirret një ide për qëllimin e stacioneve nga kohëzgjatja që ato janë aktive dhe nga zhurma që transmetojnë nëse nuk ka mesazh tekstual”.Sipas Priyom, një blog i drejtuar nga entuziastë të radios, transmetimi në gjuhën perse është stacioni i parë i ri me numra në vite. Ata ishin të parët që identifikuan, kataloguan dhe analizuan sinjalin, të cilin e kanë quajtur “V32”. Gazetari amerikan Seth Hettena gjithashtu e përmendi sinjalin në një postim në blog më 4 mars.

Grupi thotë se anëtarët e tij të shpërndarë nëpër botë kanë arritur të triangulojnë origjinën e transmetuesit të sinjalit: “diku në një zonë që përfshin Italinë veriore, Zvicrën, Gjermaninë perëndimore, Francën lindore, Belgjikën dhe Holandën”. Kjo e ngushtoi listën e mundësive për pronarin e transmetimit “V32”. Dhe pastaj filloi bllokimi.

“Bubble Jammer”

Gjatë Luftës së Ftohtë, transmetime si ato të BBC, Deutsche Ëelle dhe Radio Evropa e Lirë, ndër të tjera, bllokoheshin rregullisht nga autoritetet e bllokut sovjetik, të cilët donin të mos i lejonin qytetarët të merrnin informacione të pacensuruar: lajme për vendet e tyre, ose, për shembull, muzikë xhaz dhe rok nga Perëndimi.

Metoda është të mbytësh transmetimin hyrës me zhurmë të çrregullt — diçka e njohur si “bubble jammer”.

Më 4 mars, sipas Priyom, një i tillë filloi të transmetonte zhurmë në të njëjtën frekuencë të valëve të shkurtra si transmetimi origjinal “V32”, duke e bërë të vështirë kuptimin e tij.

Transmetimet “V32” u ndërprenë për pak kohë dhe më pas kaluan në një frekuencë tjetër aty pranë, tha Priyom.

“Në fillim u mendua se stacioni ishte një stacion spiunazhi për regjimin islamik të Iranit, por kur u shfaq bubble-jammer për ta bllokuar, kjo ishte befasuese”, tha Mauno Ritalo, administrator i bazës së të dhënave në Radio Data Center, një kompani radio me bazë në Gjermani.

“Është saktësisht i njëjti lloj bubble jammer që përdoret kundër Radio Fardës, VOA Farsi, transmetimit me valë të shkurtra të Iran International TV dhe BBC Farsi”, tha ai. “Edhe Radio Irani i Lirë e pësoi një natë”.

Radio Farda është shërbimi në gjuhën perse i Radios Evropa e Lirë.

Sa i përket burimit të transmetimit, komuniteti global i radios ka teori të ndryshme; shumë prej tyre përqendrohen te Shtetet e Bashkuara si iniciatore e mundshme, që mund të dërgojë mesazhe të koduara për agjentë brenda Iranit.

Teori të tjera fokusohen te Izraeli ose madje edhe Turqia, e cila nuk është pjesë e fushatës amerikano-izraelite, por është një rivale rajonale e vjetër e Teheranit.

Ose, siç sugjerojnë blogerët e Priyom, mund të jetë një operacion psikologjik: “një stacion shumë i dukshëm, në një frekuencë të vetme, që shfaqet papritur për një transmetim në orarin kryesor në ditën e parë të luftës, me relativisht pak elemente besueshmërie për të siguruar që marrësit mund t’i kopjojnë mesazhet plotësisht dhe pa gabime”.

CIA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese së REL-it për koment.

Duke e bërë situatën edhe më të paqartë: më 9 mars ABC Neës raportoi se qeveria amerikane kishte dërguar një paralajmërim për agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me “komunikime të enkriptuara të kapura”.

Raporti nuk specifikoi saktësisht se çfarë ishte transmetimi, apo nëse bëhej fjalë për një sinjal të një stacioni me numra.

“Ndërsa përmbajtja e saktë e këtyre transmetimeve nuk mund të përcaktohet aktualisht, shfaqja e papritur e një stacioni të ri me karakteristika të ritransmetimit ndërkombëtar kërkon rritje të vigjilencës situacionale”, citoi ABC paralajmërimin./REL

shba izrael iran

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet