LIVE UPDATES
Bota

Nxënësit e shkollës 'Faik Konica' ia kushtuan orën e parë të mësimit, Epopesë së UÇK-së

Mësuesja e kësaj shkolle, Valbona Vitija-Ajeti tha se për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nxënësit janë njoftuar më shumë për sakrificën e familjes Jashari.

6 Mars 2023, 20:36 Nga a.l
Nxënësit e shkollës 'Faik Konica' ia kushtuan orën
Nxënësit e shkollave në Kosovë kujtojnë 'Epopenë e UÇK-së'

KOSOVË- Ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së. Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësuesit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre. Kosova Press vizitoi sot shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, për të parë nga afër zhvillimin e orës së parë kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Mësuesja e kësaj shkolle, Valbona Vitija-Ajeti tha se për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nxënësit janë njoftuar më shumë për sakrificën e familjes Jashari. Ndërsa shtoi se tashmë kjo datë është bërë traditë që ora e parë t’i kushtohet kësaj ngjarje.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat kur në vendin tonë nderojmë sakrificën sublime të familjes Jashari. Epopenë e UÇK-së. Në Komunën e Prishtinës është bërë traditë që çdo vit në këto data të flitet për Epopenë e UÇK-së, konkretisht për familjen Jashari. Nxënësit janë shumë të interesuar, tregohet edhe këto ditë por edhe ditëve të tjera. Po ashtu, në shkrimet eseistike në lëndën e gjuhës shqipe shpesh vetëm i vendosi këto tema, sepse ja vlen të shkruajnë për këtë”, tha Ajeti.

Edhe mësuesja, Vjosa Zagragja Salihu, tha se nxënësit janë të etur të dinë sa më shumë për historinë e vendit.

Është një ngjarje e jashtëzakonshme që e kujtojmë me shumë mall dhe dhimbje për sakrificën që bëri Adem Jashari me familjen e tij… Jemi duke i shpjeguar të gjitha ngjarjet e viteve të Kosovës, deri në pavarësinë e saj dhe nxënësit janë shumë të etur për të ditur. Shumë prej tyre edhe dinë shumë, sepse familjarët e tyre i kanë pas edhe pjesëtarë të luftës, madje tregojnë historitë e tyre personale, por vërtetë janë shumë të interesuar dhe dinë për luftën dhe sakrificën e popullit tonë”, tha Salihu.

Diar Gashi, nxënës në klasën e shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, tha se muaji mars është shumë i rëndësishëm, derisa shtoi se liria e vendit rrjedh nga familja Jashari.

“Muaji mars për ne dhe gjithë shqiptarët është i rëndësishëm për shkak se në këto data ne kemi një ndjenjë krenarie. Familja Jashari është flijuar prej okupatorit serb, të cilën sot dhe tërë jetën tonë do ta kujtojmë këtë histori. Liria jonë rrjedh nga familja Jashari dhe ne e kujtojmë me mall dhe shumë krenari”, tha Gashi.

Edhe nxënësja, Klesta Isufi tha se muaji mars është shumë i veçantë për vendin.

Sot kemi mësuar lidhur me Epopenë e UÇK-së, në të cilën më datat 5,6 dhe 7 mars, familja Jashari ishte flijuar nga pushtuesit serbë dhe sot e tutje do të kujtohen gjithmonë, pasi na e sollën lirinë”, tha Isufi.

Lura Basha, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, ka treguar informacionet që di për Epopenë e UÇK-së.

Në këtë datë janë flijuar familja Jashari, një familje legjendare që do të mbahet mend nga shqiptarët në gjithë botën. Në këtë ditë kemi mësuar se janë flijuar familja Jashari dhe aty vetëm një familjarë nga 58 ka shpëtuar… Të gjithë duhet t’i kujtojnë këto data dhe besnikëri dhe krenari duhet, t’i kujtojnë familjen Jashari dhe shumë të tjerë që janë flijuar gjatë kohës së luftës”, tha Basha.

Në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera./KP

epopeja e uçk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet