LIVE UPDATES
Bota

OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë

Ndihma humanitare ka filluar të depërtojë sërish në territorin palestinez gjatë ditëve të fundit, pas më shumë se dy muajsh me qasje të bllokuar.

26 Maj 2025, 20:37 Nga E. D
OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma
foto ilustruese

GAZA- Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën faktin që asnjë nga kamionët e agjencisë me ndihma mjekësore nuk u lejua të hynte në Rripin e Gazës që nga përfundimi i bllokadës nga Izraeli.

Ndihma humanitare ka filluar të depërtojë sërish në territorin palestinez gjatë ditëve të fundit, pas më shumë se dy muajsh me qasje të bllokuar.

Por, për më shumë se 11 javë, “nuk ka pasur asnjë kamion të OBSH-së që ka hyrë në Gazë për mbështetje në kujdesin mjekësor”, tha drejtoresha rajonale për Mesdheun Lindor e OBSH-së, Hanan Balkhy, gjatë një konference për media në Gjenevë.

“Situata është shkatërruese. Ne jo vetëm që jemi të shqetësuar për punën që po mbështesim, dhe dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojmë ta mbështesim popullin, por jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për pasojat e kësaj”, tha ajo, duke përmendur ndikimin për brezat që do të vijnë.

Izraeli ka intensifikuar një ofensivë të re për ta shkatërruar grupin militant Hamas - të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - duke nxitur dënime ndërkombëtare për bllokadën që ka filluar në mars dhe që ka shkaktuar mungesa të rënda ushqimore dhe mjekësore.

“Rreth 400 kamionë kanë marrë dritën e gjelbër për të hyrë në Gazë... por furnizime nga vetëm 115 kamionë kanë arritur të kalojnë – dhe asgjë nuk ka arritur në veriun e rrethuar,” tha Balkhy, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i OBSH-së.

Ajo tha se 51 kamionë me pajisje mjekësore ndodheshin në pritje për të kaluar kufirin.

Ahmed Zouiten, drejtori për emergjenca i rajonit të OBSH-së, tha se ai shpresonte që ishte vetëm çështje kohe para se kamionët e agjencisë shëndetësore të OKB-së të mund të hynin në territor.

Por, ai tha se ishte “shumë herët për ne ta dimë” nëse ata do të kalonin së shpejti apo nëse kishte “çështje që duhet t’i ndjekim më tej”.

Ofensiva e re e Izraelit ka nxitur kritika ndërkombëtare, me liderë evropianë dhe arabë që janë takuar në Spanjë për të kërkuar një fund të luftës “çnjerëzore” dhe “pa kuptim”, ndërkohë që grupet humanitare thonë se kjo sasi e vogël ndihmash është larg së mjaftuari.

Sulmi i Hamasit në tetor të vitit 2023 ndaj Izraelit, që shkaktoi luftën, rezultoi me vdekjen e 1.218 personave, kryesisht civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Militantët gjithashtu morën 251 pengje, nga të cilët 57 mbeten në Gaza, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 3.822 persona janë vrarë në territor që nga kolapsi i armëpushimit më 18 mars, duke e çuar numrin total të viktimave të luftës në 53.977, kryesisht civilë./REL

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje