5 Shtator 2023, 10:17
Nga f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar që Qeveria e Kosovës urgjentisht të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia. OAK në një deklaratë për mediat, vlerëson se me këtë vendim po pengohen “interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore”.
“Të dhënat zbulojnë një realitet të zymtë; importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues. Për më tepër, çdo pengesë për tregtinë, si ky ndalim, ka ndikuar pashmangshëm në rritjen e çmimeve të konsumit, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve të Kosovës. Aq më tepër, në rrethana kur Kosova tashmë ka hequr ndalesën për importin e lëndëve të para dhe produkteve gjysmëfinale nga Serbia, është e pakuptimtë dhe ironike që të mbahet në fuqi masa e cila ndalon importin e malrrave që përbëjnë interesa komerciale ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Oda Amerikane ka thënë se normalizimi ekonomik Kosovë-Serbi “kapërcen interesat bilaterale”.
“Duke qenë vazhdimisht avokuese për politika të hapura dhe të balancuara tregtare, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon veprime të shpejta dhe vendimtare që do të mbështesin rritjen ekonomike, prosperitetin dhe harmoninë rajonale”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i ndalë importet nga Serbia si masë ekonomike pas arrestimit të tre policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit, nga forcat serbe para disa muajsh.
oda amerikane kosove serbi
Bota
5 Shtator 2023, 10:09
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Pas zjarreve, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi, që ka sh...
Bota
5 Shtator 2023, 10:07
Një grua që vuajti nga dhimbje kronike për 18 muaj pas një seksioni cezarian, u zbulua se kishte një mjet kirurgjik në...
Bota
5 Shtator 2023, 10:03
f.i.
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Shqipëri për vizitë shtetërore ...
Bota
5 Shtator 2023, 09:56
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez në përleshjet që ndodhën gjatë natës n...
Bota
5 Shtator 2023, 09:43
A.B
Vjosa Osmani
TIRANË-Në ambientet e Presidencës, për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, është...
Bota
5 Shtator 2023, 08:11
A.B
Foto ilustruese
GJERMANI-Një gjykatë gjermane ka refuzuar të ekstradojë në Britaninë e Madhe shqiptarin e akuzuar për tr...
Bota
5 Shtator 2023, 08:10
A.B
Na ishte njëherë një ekspozitë automobilistike: Ajo që filloi në 1897 në Berlin me emrin International Motor Show (IAA), q&...
Bota
5 Shtator 2023, 07:58
A.B
Ndarjet e thella dhe të rrënjosura për luftën e Rusisë në Ukrainë rrezikojnë ta pengojnë përparimin në ...
Bota
5 Shtator 2023, 07:49
A.B
Erdogan dhe Putin
Presidenti rus Vladimir Putin priti në Soçi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe tema kryesore e takimit, siç...
Bota
5 Shtator 2023, 07:46
A.B
Jill dhe Joe Biden
SHBA-Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden rezultoi pozitive me koronavirus.
“Këtë mbrëmje zonja e parë...