LIVE UPDATES
Bota

Oda Ekonomike e Serbisë: Palët po pësojnë për shkak të bllokadave në kufi

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike serbe dhe të Odës Ekonomike të Kosovës u takuan më 16 qershor në Podgoricë. Ata u bënë thirrje partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se ekonomia nuk duhet të ndalet.

21 Qershor 2023, 16:29 Nga f.i
Oda Ekonomike e Serbisë: Palët po pësojnë për shkak
foto ilustruese

KOSOVË- Bllokadat në pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës kanë ndikim të keq te të dyja palët, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nenad Gjurgjeviç, këshilltar i kryetari të Odës Ekonomike të Serbisë.

Shoferët e kamionëve me targa serbe, që nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë që nga 14 qershori për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar importin e mallrave nga Serbia, kanë protestuar për të tretën ditë me radhë në pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak. Gjurgjeviç tha se bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe dhe më 2022, shkëmbimi dypalësh ishte në vlerë prej 520 milionë eurosh.

“Ky numër tregon se tregu në Kosovë është më i rëndësishmi për ne në Ballkanin Perëndimor, pas tregut në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.

Ai theksoi se bllokadat kanë efektet te kompanitë dhe qytetarët në të dyja shtetet.

“Kompanitë pësojnë për shkak të punës së parealizuar dhe për shkak të pritjeve, por po ashtu edhe qytetarët, veçmas ata në Kosovë, që blejnë mallra nga Serbia dhe kompanitë e tyre përdorin lëndën e parë, makineri, për të prodhuar mallra në Kosovë, por po ashtu tregu i tyre, eksporti, që më pas kontribuon në ekonominë e Kosovës”, tha Gjurgjeviç.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike serbe dhe të Odës Ekonomike të Kosovës u takuan më 16 qershor në Podgoricë. Ata u bënë thirrje partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se ekonomia nuk duhet të ndalet. Gjurgjeviç tha se pjesa më e suksesshme e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

“Shifrat konfirmojnë se ka një interes të madh në bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës dhe kompanive tona. Praktikisht, segmenti më i suksesshëm i asaj marrëveshjeje tani është nën ndikimin negativ të politikës”, tha Gjurgjeviç.

Ai tregoi se Oda Ekonomike e Serbisë është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët doganorë dhe agjencitë që gjenden në pikat kufitare, me qëllim që kompanive në Serbi t’u ofrohen informacione të sakta. Oda Ekonomike e Serbisë ka dënuar bllokimin e shkaktuar nga shoferët e kamionëve, por edhe të bllokimin e hyrjes në Kosovë të transportuesve që kanë targa serbe.

Më 21 qershor, në pikëkalimi kufitar në Jarinje u lejuan të kalonin për në Serbi vetëm makinat private. Në Merdarë nuk janë lejuar që të kalojnë autobusët, ndërkaq pikëkalimi në Bërnjak është i mbyllur për transportuesit e mallrave në të dyja drejtimet.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar kamionët me targa serbe që të hyjnë në Kosovë, erdhi pasi Serbia arrestoi tre policë të Kosovës. Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj, por Serbia thotë se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit serb. Ndaj tre policëve një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Marrë nga REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë