LIVE UPDATES
Bota

OJQ-të nga Kosova dhe Serbia, thirrje për zëra konstruktivë për të ecur bashkë përpara

Në një komunikatë për media, organizatat e kanë quajtur dështim të imagjinatës politike ciklin e vazhdueshëm të përshkallëzimit dhe depërshkallëzimit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

21 Dhjetor 2022, 14:47 Nga d.a.
OJQ-të nga Kosova dhe Serbia, thirrje për zëra konstruktivë
Foto ilustruese

KOSOVË- Një grup prej 35 organizatash të shoqërisë civile nga Kosova e Serbia kanë bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë për të ecur bashkë përpara, për zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t’i definojnë ato dhe për zëra që ngrihen publikisht "kundër retorikës përçarëse e poshtëruese".

Në një komunikatë për media, organizatat e kanë quajtur dështim të imagjinatës politike ciklin e vazhdueshëm të përshkallëzimit dhe depërshkallëzimit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky reagim vjen pasi më 10 dhjetor serbët lokalë ngritën barrikada në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës.

Ato kanë thënë se do t’i marrin përsipër kanalet e komunikimit që t’i zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim.

“Energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë".

"Trendi tashmë ekzistues është që njerëzit veç se po largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht të rinjtë. Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre ka të gjasë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër. Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar”, thuhet në njoftimin e 35 organizatave nënshkruese.

Sipas këtyre 35 organizatave se deri tash më shumë është folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, dhe duke nënvlerësuar apo injoruar ekzistencën e një tjetre.

“Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt”, thuhet në komunikatë.

“Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani”, kanë thënë 35 organizatat duke shtuar se lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshim i realiteteve të zymta të luftës “edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta”.

Organizatat thonë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe se “një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL/ 

ojq ne kosove

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion