LIVE UPDATES
Bota

OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh nga puna e detyruar

Puna e detyruar, sipas raportit, gjithashtu lejon kriminelët, që përfitojnë prej saj, të shmangin taksat.

19 Mars 2024, 14:28 Nga S.B
OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh
foto ilustruese

ZVICËR-Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thotë se shuma e fitimeve të paligjshme nga puna e detyruar ka arritur në 236 miliardë dollarë në vit. Shifra është përfshirë në një raport që u publikua të martën në Bruksel. Organizata e Punës thotë se kjo shifër është e ngjashme me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të BE-së si Letonia apo Kroacia dhe tejkalon të ardhurat e kompanive të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Samsung’.

Sipas raportit, i cili u publikua gjatë një konference shtypi në Bruksel nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), tre të katërtat e rasteve kur migrantët janë privuar nga paratë që mund të merrnin, kanë qenë për shkak të abuzimit seksual. Puna e detyruar, sipas raportit, gjithashtu lejon kriminelët, që përfitojnë prej saj, të shmangin taksat.

Përfitimet e kriminelëve që detyrojnë migrantët të bëjnë punë kundër vullnetit të tyre kanë shkuar në 236 miliardë dollarë.

Duke folur në prezantimin e raportit, anëtari gjerman i Parlamentit Evropian, Bernd Lange tha se puna e detyruar kishte “ndikim serioz ekonomik”.

“Njerëzit që punojnë në fabrika po humbasin miliarda dollarë dhe kjo nuk po siguron të ardhura për vendet. Pra, ka vërtet një ndikim serioz ekonomik”, tha zoti Lange.

Drejtoresha e Departamentit të Kushteve të Punës dhe Barazisë te Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) Manuela Tomei e quajti shumën e përfitimeve të paligjshme prej 236 miliardë dollarësh “të turpshme”.

“Kjo shumë është sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendeve si Letonia apo Kroacia. Ajo madje tejkalon të ardhurat e kompanive gjigante të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Samsung’. Por prapa këtyre shumave marramëndëse ka vuajtje njerëzore”, tha ajo.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e përkufizon punën e detyruar si punë që imponohet kundër vullnetit të punonjësit dhe kryhet si formë ndëshkimi apo kërcënimi. Mund të ndodhë në çdo fazë të punësimit: gjatë rekrutimit, në kushtet e jetesës që lidhen me punën ose duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë në një vend pune të cilën ata duan ta lënë.

“Një nga format më të zakonshme të punës së detyrueshme është mos dhënia e qëllimshme e pagave. Kjo shpesh shoqërohet me kërcënime për abuzim fizik ose seksual, si dhe privim nga nevojat themelore. Pasojat e punës së detyruar shtrihen deri tek familjet që shohin se fitimet e tyre, që iu duhen për t'i ndihmuar të përballojnë mbijetesën, zhduken. Ky është veçanërisht rasti për punëtorët migrantë që nuk janë në gjendje të dërgojnë para tek familjet e tyre”, thotë zonja Tomei.

Rreth 27.6 milionë njerëz ishin të përfshirë në punë të detyruar në vitin 2021, një rritje kjo prej 10% nga pesë vjet më parë, thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës. Rajoni i Azi-Paqësorit përfshin më shumë se gjysmën e rasteve, ndërsa Afrika, Amerika dhe Evropa së bashku me Azinë Qendrore përfaqësonin secila rreth 13% deri në 14%./ Marrë nga VOA

okb puna e detyruar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj