LIVE UPDATES
Bota

OKB: Shifra rekorde të refugjatëve më 2021

Rreth 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda shtetit të tyre prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa më shumë se 6 milionë refugjatë kanë dalë krejtësisht nga shteti

16 Qershor 2022, 08:22 Nga d.d
OKB: Shifra rekorde të refugjatëve më 2021
Foto ilustruese

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), ka thënë se numri i njerëzve që kanë ikur nga shtëpitë e tyre më 2021 ka arritur në nivelet më të larta, prej nisjes së regjistrimit të tyre.

Në raportin e saj të fundit, të lëshuar më 16 qershor, agjencia ka thënë se 89.3 milionë individë në gjithë botën janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre më 2021, si rezultat i persekutimit, konfliktit, dhunës apo shkeljes së të drejtave të njeriut. Kjo shifër është për 8 për qind më e madhe sesa vitin paraprak, dhe dyfish më e madhe sesa një dekadë më parë.

Agjencia ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë – i cili ka nisur më 24 shkurt – ka nxitur një prej krizave më të mëdha të shpërnguljes, prej Luftës së Dytë Botërore, derisa edhe “emergjencat tjera” në Afrikë, Afganistan dhe pjesë tjera të botës, e kanë rritur shifrën në mbi 100 milionë më 2022.

“Secilin vit të dekadës së fundit, numrat janë rritur”, ka thënë Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi.

“Ngjarjet e radhës varen nga ne. Ose duhet të veprojmë për të adresuar këtë situatë dhe të gjejmë zgjidhje, ose vazhdojmë të rrisim shifrat”, ka shtuar ai.

Sipas raportit, rreth 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda shtetit të tyre prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa më shumë se 6 milionë refugjatë kanë dalë krejtësisht nga shteti.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se mungesat e ndryshme, inflacioni dhe kriza klimatike, janë duke vështirësuar edhe më shumë situatën.

Në raport është përmendur se Afganistani ka shënuar 4 për qind ulje sa u përket refugjatëve më 2021, pavarësisht tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga shteti, dhe marrjes së kontrollit nga talibanët.

Megjithatë, Afganistani vazhdon të jetë vendi i tretë në botë për nga numri i refugjatëve, 2.71 milionë. Në vendin e parë renditet Siria me 6.8 milionë refugjatë dhe në të dytin Venezuela me 4.6 milionë.

Marrë nga REL

 

okb

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni