LIVE UPDATES
Bota

Opec+ planifikon ulje të konsiderueshme të prodhimit të naftës, kërcënim për rritjen e çmimeve

Aleanca e naftës Opec+ po planifikon të ndërmarrë një ulje të konsiderueshme të prodhimit për të ndaluar rënien e çmimeve të naftës, sipas disa burimeve të njohura me këto diskutime, ndërkohë që ky grup po përgatitet të takohet fizikisht për herë të parë që nga marsi i vitit 2020.

3 Tetor 2022, 15:19 Nga e.k
Opec+ planifikon ulje të konsiderueshme të prodhimit të
OPEC +

ARABIA SAUDITE- Grupi pritet të diskutojë rreth reduktimit të prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në ditë në takimin e së mërkurës.

Aleanca e naftës Opec+ po planifikon të ndërmarrë një ulje të konsiderueshme të prodhimit për të ndaluar rënien e çmimeve të naftës, sipas disa burimeve të njohura me këto diskutime, ndërkohë që ky grup po përgatitet të takohet fizikisht për herë të parë që nga marsi i vitit 2020.

Grupi i naftës Opec+, i cili drejtohet nga Arabia Saudite dhe Rusia, pritet të diskutojë rreth një uljeje të prodhimit, e cila mund të arrijë në më shumë se 1 milion fuçi në ditë, gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën. Deri më tani, kjo është ulja më e madhe e prodhimit që nga fillimi i pandemisë dhe përkon me më shumë se 1 për qind të furnizimeve globale me naftë.

Kjo masë kërcënon që të rrisë çmimet e naftës, në një kohë kur pjesa më e madhe e botës po përpiqet të ulë kostot e energjisë. Ajo mund të sjellë një përplasje të mundshme me SHBA-në, ku presidenti Joe Biden po përpiqet të ulë çmimet e karburantit përpara zgjedhjeve vendimtare që do të mbahen muajin tjetër.

Disa burime për Financial Times thonë se Arabia Saudite synon të ulë prodhimin, si për të nxitur rritjen e çmimeve, ashtu edhe për të mbajtur në rezervë disa kapacitete prodhuese. Mbretëria druhet se prodhimi rus mund të bjerë ndjeshëm në pjesën tjetër të këtij viti, kur të forcohen sanksionet perëndimore kundër eksporteve të saj të naftës.

Rusia thuhet gjithashtu se është në favor të një reduktimi të prodhimit, pasi ajo ka vënë re që të ardhurat e saj nga nafta kanë pësuar rënie gjatë muajve të fundit, duke qenë se blerësit po e detyrojnë atë të bëjë zbritje të mëdha në çmimet e naftës pas pushtimit të plotë të Ukrainës. Fuqizimi i fundit i rublës zvogëlon gjithashtu të ardhurat që ajo merr në monedhën vendase për marrëveshjet e naftës që vlerësohen kryesisht në dollarë.

Opec+ njoftoi këtë fundjavë se takimi mujor që është mbajtur online që nga fillimi i pandemisë, do të rimbahet për herë të parë fizikisht në selinë e këtij grupi në Vjenë, duke shtuar më tepër dyshimet se aty do të diskutohet për një ndryshim thelbësor të politikës së këtij grupi.

Disa burime thanë se reduktimet e prodhimit mund të arrijnë nga 500,000 fuçi në ditë deri në 1 milion fuçi në ditë për grupin në tërësi, por Arabia Saudite mund të ndërmarrë edhe një reduktim tjetër të njëanshëm të prodhimit.

Amrita Sen nga Energy Aspects tha se grupi ishte tepër i shqetësuar për rrezikun e një ngadalësimi ekonomik global dhe për efektin në rritjen e konsumit në tregjet në zhvillim, kështu që po “konsideronte reduktime të mëdha për të parandaluar çdo reagim të mundshëm të kërkesës”.

Pasi uli prodhimin në prill të vitit 2020, në një kohë kur kërkesa për naftë ra për shkak të pandemisë, grupi e ka kaluar shumicën e dy viteve të fundit duke shtuar vazhdimisht prodhimin në treg.

Biden bëri një vizitë në Arabinë Saudite në muajin korrik, ku, ndër të tjera, u diskutua edhe prodhimi i naftës me princin e kurorës, Mohammed bin Salman – drejtuesin e mbretërisë.

Biden më parë e ka kritikuar Mohammed bin Salman për lidhjet e tij të dyshuara me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Por, pas përshpejtimit të rritjes së prodhimit të naftës gjatë verës, muajin e kaluar Arabia Saudite sinjalizoi një ndryshim të kursit të saj, duke e bërë grupin Opec+ që të ndërmarrë një ulje të vogël të objektivave të prodhimit të naftës prej rreth 100,000 fuçi në ditë, ndërsa çmimet e naftës pësuan një rënie. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila shërben si standard ndërkombëtar, ka rënë nga rreth 120 dollarë për fuçi në fillim të qershorit, në rreth 85 dollarë për fuçi.

Aleanca e Arabisë Saudite me Rusinë për naftën, e cila bëri që Moska të anëtarësohej në grupin e zgjeruar të Opec-ut në vitin 2016, ka qenë shpeshherë në kundërshtim me marrëdhëniet e saj afatgjata me SHBA-në, por Riadi është përpjekur të mbajë një pozicion më të pavarur. Arabia Saudite dhe Rusia janë prodhuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj të naftës në botë pas SHBA-së, por shpenzimet e qeverive të tyre janë shumë më të varura nga të ardhurat e energjisë krahasuar me ekonominë më të madhe në botë.

SHBA-ja synon të targetojë të ardhurat e naftës të Rusisë, si një mënyrë për t’i dhënë fund financimit të Moskës për pushtimin e Ukrainës, por është gjithashtu e shqetësuar për faktin se çmimet e naftës mund të rriten së tepërmi nëse furnizimi nga tregu reduktohet në përmasa të mëdha. Uashingtoni e ka nxitur G7-ën që të zbatojë të ashtuquajturin “kufi të çmimit” në shitjet e naftës ruse, si një mjet për të mbajtur fuçitë e Kremlinit në treg, por që ndërkohë redukton të ardhurat që merren nga Rusia.

Në dhjetor, sanksionet e BE-së do të forcohen akoma më tepër, duke përfshirë ndalimin e sigurimit për çdo anije që transporton naftë ruse, të cilat pritet të miratohen edhe nga SHBA dhe Britania e Madhe nëse mund të bihet dakord për një kufi të çmimit.

Ministri i energjisë i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Salman, anëtari i parë i familjes mbretërore që mban këtë pozicion, ka paralajmëruar shpesh se grupit i kanë mbetur vetëm disa kapacitete të kufizuara të prodhimit për të plotësuar mungesat e mundshme. Ai gjithashtu ka deklaruar se beson që tregtarët e naftës po nënvlerësojnë rreziqet për tregun dhe ka vënë në dukje rritjen e “paqëndrueshmërisë” dhe të hendekut midis tregjeve financiare dhe atyre fizike të naftës.

Marrë nga Monitor

arabia saudite rusi opec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj