LIVE UPDATES
Bota

Opinion nga DW: Putin përshkallëzon situatën për të mbijetuar

Mobilizimi i pjesshëm në Rusi dhe "referendumet" e organizuara me shpejtësi në Ukrainën lindore janë shenjë dobësie. Putini i bëri llogaritë gabim, çmimin e paguajnë mijëra rusë me jetët e tyre, shkruan Miodrag Soric.

22 Shtator 2022, 12:21 Nga d.a.
Opinion nga DW: Putin përshkallëzon situatën për të
Putin

RUSI- Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore në Ukrainë, Putinit kjo do t'i kushtojë pushtetin, ndoshta më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për politikanët në qeverinë dhe Dumën ruse, që e kanë lidhur fatin e tyre me kreun e Kremlinit. Ata janë në panik. Sukseset e Ukrainës e kërcënojnë Moskën me dështim, me të cilin askush nuk kishte llogaritur në Kremlin. Prandaj Putini shpalli mobilizimin e pjesshëm e do të dërgojë 300.000 rezervistë në front. Ata duhet ta ndalin marshimin e ukrainasve, gjë që dëshmon edhe gjendjen e dobët të ushtrisë ruse.

I dobësuar dhe izoluar?

Deri para pak ditësh, në kuadër të takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO, në Uzbekistan, një Putin i përpjekur për të demonstruar qetësi, tha se Rusia nuk e ka me nxitim në Ukrainë. Në realitet bota pa një Putin të dobësuar dhe të izoluar. Kamerat televizive tregonin një burrë të plakur, të cilin krerët e shteteve të tjera e lanë të priste. Turqia, India e madje Kina lanë të kuptohej  publikisht, se nuk e mbështesin luftën e Putinit dhe se mbështesin integritetin territorial të Ukrainës. E për këtë kanë arsye të forta: Lufta rëndon ekonominë botërore dhe me këtë pushtetin e atyre politikanëve, prej të cilëve Putini shpresonte mbështetje për luftën agresore.

Ndërrim kursi në Kremlin

Sipas Kremlinit kështu nuk mund të vazhdohet. Sapo u kthye në Moskë, Putini me nxitim e ndryshoi kursin. Në fund të fundit shpallja e mobilizimit të pjesshëm është pranim i dobësisë ushtarake në Ukrainën lindore. Me njoftimin se brenda ditësh do të "votohet" në një referendum në zonat e pushtuara për bashkimin me Federatën Ruse, bëhet e dukshme, se ukrainasit nuk duan të shkojnë drejt Rusisë. Një votim para armëve, një referendum para rrënojave nuk merret seriozisht nga askush në botë. 

Putini kërkon të sigurojë plaçkën e vjedhur. Zonat e pushtuara do të duhet të bëhen pjesë e Federatës Ruse, atëherë Putini mund të bëjë thirrje për mbrojtjen e atdheut me armë. Nga "operacioni special ushtarak" i kufizuar në kohë dhe hapësirë, me të cilin shumë rusë nuk kishin lidhje në përditshmëri, retorika bën fjalë tani për mbrojtjen e "tokës ruse" me të gjitha mjetet, edhe me armë nukleare.

Fundi i "operacionit special"

Nuk është e nevojshme të bësh profeci të mëdha për të parashikuar fundin e nocionit "operacion special ushtarak". Propaganda e Kremlinit do ta varrosë atë. Në vend të tij do të tirren edhe më shumë gënjeshtra, shpifje, kërcënime, me të cilat televizioni rus do të përpiqet të indoktrinojë rusët. Që tani pretendohet, se Rusia nuk bën luftën kundër Ukrainës, por mbrohet në Ukrainë kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe. Këtë e beson, kush do ta besojë.

Fitilin e ri të ndezur nga Putini krerët e shteteve të botës do ta marrin seriozisht në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork. Por kjo nuk ka për të ndryshuar politikën e Moskës. Kievi do të marrë edhe më tej armë, ushtria do të vazhdojë të luftojë. Po 300.000 rezervistët rusë? Ata nuk kanë qenë kurrë në luftë, janë të keqpajisur. Ata janë baballarë, bashkëshortë, që shkojnë në një luftë kundër vullnetit të tyre. Në Ukrainë u thonë se duhet të mbrojnë Rusinë, këtë në krah të të dënuarve me burg dhe mercenarëve çeçenë. Një gjë e tillë nuk ka për të funksionuar. Ata do ta shohin me sytë e tyre, se ukrainasit nuk duan të bëhen pjesë e Rusisë. Dhjetëra mijëra vetë do të vriten, që Putini dhe klika e tij të qëndrojnë në pushtet e që të mos justifikohen për krimet e tyre ndaj popullit të vet. E kjo është tragjedia e vërtetë e vendimit të fundit të gabuar të kreut të Kremlinit./DW/

mobilizimi i ushtrise ruse vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet