LIVE UPDATES
Bota

Orban: Hungaria mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti rimblidhet në 26 shkurt. Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

17 Shkurt 2024, 21:08 Nga M.B
Orban: Hungaria mund të ratifikojë së shpejti
Viktor Orban

BUDAPEST– Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur të fillojë punimet për sesionin e pranverës më vonë këtë muaj, u tha të shtunën mbështetësve të tij kryeministri Viktor Orban.

“Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti”, tha zoti Orban. “Po ndërmarrim hapa që me fillimin e sesionit pranveror të parlamentit mund të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO”.

Parlamenti rimblidhet në 26 shkurt. Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Orban tha se së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristersson kanë ndëmarrë hapa për “të rindërtuar besimin” mes dy vendeve. Zoti Orban nuk tha se cilat ishin këto hapa. Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, një proces për të cilin duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Vonesa ka tensionuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar shqetësim mes vendeve aleate. Partia në pushtet e zotit Orban, Fidesz, ka përmendur ato që i quan akuza të pabaza të Suedisë se ka dëmtuar demokracinë në Hungari, si arsyen përse është shtyrë ratifikimi. Gjatë javës së fundit, kryeministri Orban është përballur me një periudhë tepër sfiduese për qeverisjen e tij 14-vjeçare, për shkak të faljes së dhënë nga presidentja e vendit për një person që pati ndihmuar për të mbuluar abuzimin seksual në një shtëpi fëmijësh. Skandali solli dorëheqjen e presidentes së Hungarisë dhe të ish-ministrit të drejtësisë, të dy aleatë kryesorë të zotit Orban. Të premten vonë dhjetëra mijëra persona dolën në protestat e thirrura nga personalitete me ndikim në opinionin publik.

Në deklaratën e tij të parë publike që nga dorëheqja e presidentes një javë më parë, zoti Orban tha se qeverisja e tij do të dilte edhe më e fortë, duke u përqëndruar tek ekonomia dhe zgjedhjet parlamentare të BE-së në qershor, ku pritet rritja e pranisë së forcave të djathta politike dhe “sjellja e ndryshimit në Bruksel”. Ai tha se dorëheqja e presidentes Katalin Novak ishte “si një makth”, por se ishte veprimi i duhur, duke shtuar se qeveria e tij do të hartojë projektligje për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve. Orban ka patur përplasje me Komisionin Evropian për shkak të masave të qeverisë së tij kundër lirisë së medias dhe të drejtave të komunitetit LGBTQ, si dhe për politikat e tij për emigracionin. Ai tha se ky vit mund të sjellë ndryshime në Evropë dhe gjetiu.

“Do të dëshironim shumë që Donald Trump-i të rikthehej si president (i Shteteve të Bashkuara) dhe... të vendosë paqen këtu në gjysmën lindore të Evropës”, tha Orban, një mbështetës i hershëm i zotit Trump./ VOA

viktor orban suedia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj