LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?

Vdekja e tij ndodhi në kohën kur kjo Rusi vazhdon të transformohet në një vend, ku zërat e pavarur nuk tolerohen dhe zgjedhjet kontrollohen rreptë, për të mbajtur larg çdo alternativë tjetër.

17 Shkurt 2024, 20:04 Nga Steve Gutterman
Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe
Aleksei Navalny

RUSIA- Për më shumë se një dekadë, e sidomos që nga burgosja e tij më shumë se tre vjet më parë, Aleksei Navalny ishte një faktor i rëndësishëm për politikën e Kremlinit. Një kundërshtar i pakompromis, vizion i të cilit ishte një Rusi ndryshe nga ajo që udhëheq Vladimir Putin. Vdekja e tij ndodhi në kohën kur kjo Rusi vazhdon të transformohet në një vend, ku zërat e pavarur nuk tolerohen dhe zgjedhjet kontrollohen rreptë, për të mbajtur larg çdo alternativë tjetër. Për më tepër, Rusia, tash e dy vjet, është e angazhuar në pushtimin e plotë të Ukrainës. Tani, me vdekjen e kritikut më të zëshëm të Kremlinit, a do të ndryshojë ndonjë gjë prej këtyre dhe, nëse po, në çfarë mënyre? Gjëja e parë që duhet shikuar, është fushata për zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit - tashmë vetëm një muaj larg. Marrë parasysh kontrollin e ngushtë të shtetit mbi politikën dhe median, Putin sigurisht se do të fitojë, por analistët thonë se Kremlini dëshiron që ai të fitojë me një diferencë që u tregon rusëve dhe botës se nuk ka alternativë. Kjo doli më shumë në pah kur Boris Nadezhdin - i vetmi kandidat i mundshëm, i cili është kundër luftës në Ukrainë - u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje këtë muaj.

Autoritetet e morën vendimin pasi një numër i madh rusësh gjetkë, u pa duke mbledhur nënshkrime për kandidaturën e tij. Putini dhe Kremlini mund të jenë trembur se ai mund të merrte një numër të konsiderueshëm votash. Navalny, të cilit iu ndalua të sfidonte Putinin në zgjedhjet e fundit, më 2018, shprehu mbështetje për një iniciativë që u bën thirrje rusëve të paraqiten në qendrat e tyre të votimit në orën 12:00, në ditën e fundit të zgjedhjeve të ardhshme. Protesta u kodua si “Mesdita kundër Putinit”. Vetë Navalny, në disa raste, kishte thënë se kushtet e tmerrshme në burg dhe trajtimet e ashpra që i bënin, kishin për qëllim që ta vrisnin. Dhe, disa analistë dhe kritikë të Kremlinit e lidhin tani vdekjen e tij direkt me zgjedhjet në të cilat Putin - i cili ka qenë herë president, herë kryeministër që nga viti 1999 - pritet të sigurojë një mandat 6-vjeçar.

“Të martën dëgjova një audio-regjistrim të zërit të tij në një nga seancat e shumta gjyqësore, në të cilat ai ka marrë pjesë. Ishte zëri i një njeriu të gëzuar, energjik dhe të shëndetshëm”, tha për Deutsche Wellen politologia Yekaterina Shulman.

“Kjo do të thotë se ai u vra. Ai u vra që të mos ndërhynte në fushatën zgjedhore. Kjo është ajo që qëndron në sipërfaqe dhe nuk mund të injorohet”, sipas saj.

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjat i naftës dhe aktivist opozitar rus, i cili jeton në mërgim, u bëri thirrje rusëve që ta shkruajnë emrin e Navalnyt në fletët e votimit kur të votojnë. Por, një akt i tillë, e sidomos protestat në rrugë për zgjedhjet, për fatin e Navalnyt ose për luftën në Ukrainë, paraqesin rrezik të madh për rusët.

“Në njërën anë, njerëzit tani do të kenë edhe më pak dëshirë për të votuar për Putinin; në anën tjetër, veprimi aktiv kundër [zgjedhjeve] do të bëhet edhe më i frikshëm”, shkroi analisti politik, Abbas Gallyamov, në Telegram.

“Një pikëpamje optimiste është se vdekja e Navalnyt mund të injektojë një jetë të re te Nadezhdini... dhe të lindë një lëvizje e vërtetë. Sipas një pikëpamjeje pesimiste, Nadezhdin do të heshtet, qoftë nga frika, qoftë me metoda më radikale dhe potencialisht të përhershme”, tha Samantha de Bendern, bashkëpunëtore në institutin britanik, Chatham House.

Në fakt, vdekja e një njeriu që simbolizonte opozitën ndaj zgjedhjeve jokonkurruese, mund të shërbejë vetëm për të rritur rrezikun e protestave për zgjedhje - ose për çdo gjë tjetër.

“Në një kohë, Navalny ishte i dobishëm për Rusinë, si shenjë se opozita ndaj Putinit tolerohej. Kjo dobi mori fund shumë kohë më parë”, tha Keir Giles, këshilltar i lartë në Chatham House.

“Tani, Rusia ka braktisur çdo pretendim se është diçka tjetër, pos një regjim represiv. Rusia është kthyer në zonën e saj të rehatisë historike, të vrasjes së kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit, pa u shqetësuar dhe pa u brengosur për dënimin ndërkombëtar”, shtoi Giles.

Navalny u bë kritik i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vdekja e tij duket se nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt në ndjekjen e qëllimeve të Kremlinit atje. Por, jehona jashtë vendit mund të luajë rol të madh në vazhdimin e mbështetjes perëndimore për mbrojtjen e Ukrainës. Cilido qoftë shkaku i vdekjes së Navalnyt, ai përbën një sfidë për Putinin dhe shtetin, sipas Tatyana Stanovayas, eksperte për Kremlinin dhe analiste në Qendrën Carnegie.

“Navalny ishte një figurë e rëndësishme dhe historike, që mishëronte një qëndrim të palëkundur politik kundër Putinit dhe përfaqësonte alternativën më të rëndësishme ndaj regjimit të Putinit. Fama e tij e pakrahasueshme, rëndësia që kishte tek elitat dhe përfshirja në politikën e brendshme e dalluan atë nga çdo figurë tjetër opozitare”, shkroi ajo në X.

“Dhe kjo krijon një problem të madh politik për regjimin - atij do t’i duhet të merret me trashëgiminë e Navalnyt”, sipas saj.

Por, mënyra se si Kremlini do të përpiqet ta trajtojë këtë sfidë, nuk është vështirë të parashikohet, shtoi ajo.

“Nuk kam dyshim se shumë shpejt do të jemi dëshmitarë të një vale të madhe represionesh e bastisjesh”, tha Stanovaya.

Vëzhgues të shumtë thanë se, pa marrë parasysh nëse vdekja e Navalnyt do të sjellë ndonjë ndryshim ose jo, ajo është një nga shenjat më të errët të një kohe të errët.

“Navalny po luftonte për një Rusi të bukur të së ardhmes dhe u dërmua nga Rusia e tmerrshme e së shkuarës dhe tashmes. Një e ardhme për këtë Rusi ekziston vetëm për një njeri - Putinin”, tha Alena Epifanova, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. “Ai është gati të vrasë këdo që i del në rrugë. Sot e dëshmoi sërish”./ REL

aleksei navalny rusia rihap turbinat e gazit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj