24 Prill 2023, 15:34
Nga I.A
Qender votimi
KOSOVË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se të drejtat e dhe interesat e të gjithë komuniteteve që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të merren parasysh pas zgjedhjeve në atë zonë. Jeff Bieley, shef për çështje politike dhe për komunikim në misionin e OSBE-së në Kosovë, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarët e komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.
“Do të ishte e preferueshme që të gjitha komunitetet të merrnin pjesë plotësisht, si kandidatët ashtu edhe votuesit”, tha Bieley.
Megjithatë, sipas tij, ishte pozitive që, “pavarësisht dallimeve politike për mbajtjen e zgjedhjeve, nuk u bë asnjë përpjekje për të prishur procesin në ditën e zgjedhjeve”.
OSBE-ja, që në të kaluarën ishte angazhuar në monitorimin apo edhe organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qendrore në Kosovë, bëri të ditur se nuk i është kërkuar angazhimi në këto zgjedhje në asnjë kapacitet.
“OSBE-ja… nuk ka pasur rol në lehtësimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2020. Kjo për shkak se KQZ-ja ka dëshmuar që nga nëntori i vitit 2020 se ka aftësi teknike për të mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës pa mbështetje operacionale nga OSBE-ja”, theksoi ai.
Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb. Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë- Lista Serbe- e cila kësaj here bojkotoi zgjedhjet. Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit.
Ndërkaq liderët e Serbisë kanë paralajmëruar “një krizë të thellë” në atë zonë. Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.
Marrë nga REL
jeff bieley osbe
Bota
24 Prill 2023, 15:26
a.l
Evan Gershkovich
RUSI- Mbi 300 korrespondentë të huaj kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur të 'Wall S...
Bota
24 Prill 2023, 15:21
a.l
La shaye
KINË- Pekini ka deklaruar se njeh sovranitetin e shteteve ish-sovjetike. Në një intervistë të transmetuar n&eu...
Bota
24 Prill 2023, 15:15
a.l
Droni
RUSI- Një dron i prodhuar në Ukrainë me 17 kg eksploziv u gjet në rajonin e Moskës. Mediat e huaja raportojnë se,...
Bota
24 Prill 2023, 15:08
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Rusia i bën thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të respektojnë një marrëveshje arm&eum...
Bota
24 Prill 2023, 14:20
a.d
Pamje të regjistruara nga GoPro i skiatorit gjatë incidentit
Francë- Alpet franceze kanë qenë një kënd lojrash p&eu...
Bota
24 Prill 2023, 14:53
a.l
Aeroporti
GJERMANI- Punonjësit në aeroportin në Berlin kanë dalë sërish në grevë për shkak të pakëna...
Bota
24 Prill 2023, 14:51
I.A
Rruga
GJERMANI- Aktivistë gjermanë, të shqetësuar për ndryshimet klimatike, ndaluan përkohësisht trafikun në disa p...
Bota
24 Prill 2023, 14:47
a.l
Një roje bregdetare kombëtare tuniziane i ndihmon migrantët të zbresin nga një varkë shpëtimi në Jbeniana
ITALI-&nb...
Bota
24 Prill 2023, 14:40
a.l
Pamje nga beteja në Khartoum
SUDAN- Pas Zvicrës edhe Franca ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën në Khartum, për shak ...
Bota
24 Prill 2023, 14:27
I.A
Paris
TIRANË- Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një rap...