LIVE UPDATES
Bota

Të shqetësuar për ndryshimet klimatike, protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin

Anëtarët e grupit “Last Generation” (Gjenerata e Fundit) kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur rrugët në të gjithë Gjermaninë vitin e kaluar në një përpjekje për t’i bërë presion qeverisë për të ndërmarrë veprime më drastike kundër ndryshimit të klimës.

24 Prill 2023, 14:51 Nga I.A
Të shqetësuar për ndryshimet klimatike, protesta e
Rruga

GJERMANI- Aktivistë gjermanë, të shqetësuar për ndryshimet klimatike, ndaluan përkohësisht trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën duke i ngjitur trupat e tyre nëpër rrugët e gjithë kryeqytetit. Anëtarët e grupit “Last Generation” (Gjenerata e Fundit) kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur rrugët në të gjithë Gjermaninë vitin e kaluar në një përpjekje për t’i bërë presion qeverisë për të ndërmarrë veprime më drastike kundër ndryshimit të klimës.

Në disa raste, ata kanë ngjitur trupat e tyre në rrugë, duke zemëruar disa shoferë dhe duke nxitur akuza për ekstremizëm nga politikanët konservatorë. Përveç bllokimeve të rrugëve, aktivistët thanë të hënën se do të bllokojnë gjithashtu trafikun duke marshuar shumë ngadalë nëpër qytet më vonë gjatë ditës, siç bënë edhe të premten. Në mëngjes, kishte më shumë se 30 bllokada rrugësh në të gjithë qytetin.

"Ne nuk do të pranojmë më që qeveria mos të ketë plan për të ndaluar shkatërrimin e mënyrës sonë të jetesës," tha Last Generation në një deklaratë.

Sipas policisë së Berlinit, deri në 500 oficerë ishin në rrugët e qytetit gjatë gjithë ditës për të parandaluar bllokadat ose për t'i dhënë fund më shpejt. Një helikopter policie po fluturonte mbi qytet për të lajmëruar kolegët në terren për bllokadat. Grupi tha javën e kaluar se anëtarët e tij do të shtojnë veprimet e tyre në ditët në vijim dhe do të përpiqen "në mënyrë paqësore të bëjnë bllokimin e qytetit". Protestat çuan në bllokime trafiku në shumë nga rrugët kryesore të Berlinit dhe një autostradë të qytetit, si dhe në disa nga lagjet e jashtme të kryeqytetit gjerman.

Përderisa disa njerëz dukej se mbështesnin luftën e protestuesve për ruajtjen e ambientit, të tjerë - veçanërisht shoferë të zemëruar që ishin bllokuar në trafikun e ngjeshur - u përpoqën të tërhiqnin aktivistët nga rrugët me dhunë edhe pse zyrtarët i kanë paralajmëruar vazhdimisht shoferët që të mos angazhohen për të penguar grupin.

Në disa raste, u desh më shumë kohë se në të kaluarën për të shkëputur protestuesit nga rrugët, sepse disa prej tyre përdorën një lloj tjetër ngjitësi këtë herë. Në vend që të përdornin naftë për të shkëputur duart e protestuesve nga rrugët, oficerëve iu desh të përdornin mjete dhe të dëmtonin asfaltin për të hequr protestuesit.

Ky grup aktivistësh dëshiron që Gjermania të ndalojë përdorimin e të gjitha lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030 dhe të marrë masa afatshkurtra, duke përfshirë vendosjen e një kufiri të përgjithshëm të shpejtësisë prej 100 kilometrash në orë në autostrada si një mënyrë për të ulur emetimet e gazrave të transportit. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha të hënën se administrata aktuale gjermane ka bërë më shumë për të frenuar ndryshimet klimatike se çdo paraardhës i saj.

“Ne jemi një demokraci parlamentare. Ka mundësi për të shprehur kritika. Unë kam dyshimet e mia se përçarje të tilla masive të publikut arrijnë qëllimin e synuar," u tha ai gazetarëve në Berlin". Ministri i Transportit Volker Wissing, i cili ka hedhur poshtë kërkesën për një kufizim të shpejtësisë, ka planifikuar të takohet me aktivistët më 2 maj. Ai e ka kritikuar grupin për bllokimin e rrugëve në të kaluarën.

Marrë nga REL

last generation

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë