24 Prill 2023, 13:24
Nga I.A
Kurti votimi
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike” për këto komuna të banuara me shumicë serbe.
“Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione, dhe që Kosova të mundësojë kthimin e tyre. Puna në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.
Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
BE tha se zgjedhjet lokale – që u mbajtën për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe nëntorin e kaluar – u zhvilluan “në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe që të gjitha përpjekjet u bënë që ato të zhvilloheshin në një mënyrë të rregullt”.
Por, blloku evropian tha se ky proces nuk mund të konsiderohet si “proces i mirëqenë” për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.
Popullata serbe gjerësisht bojkotoi zgjedhjet për katër kryetarët e rinj dhe për zgjedhjen e përbërjeve të reja të asambleve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
“Është imperative dhe ne bëjmë thirrje urgjentisht që të rivendoset situara ku serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësor në veri të Kosovë. Për këtë nevojë urgjente për një dialog serioz midis Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Deri më tani është bërë pak përparim në këtë drejtim. Prandaj, duhet që palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin obligimet e tyre”, u tha në reagimin e BE-së.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.
Marrë nga REL
zgjedhjet ne veri te kosoves be
Bota
24 Prill 2023, 13:20
I.A
Perdhunim
KOSOVË- Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku raportohet se një grua është abuzuar seksualisht. S...
Bota
24 Prill 2023, 13:06
I.A
Christopher Hill
SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha më 24 prill se dialogu ndërmjet Kosovë...
Bota
24 Prill 2023, 13:04
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se haptazi dhe vazhdimisht angazhohet “për të pen...
Bota
24 Prill 2023, 12:07
I.A
Foto Ilustruese
Lista e sanksioneve kundër Rusisë është e gjatë: ajo fillon nga qymyri dhe nafta deri tek kavjari. 1242 masa ...
Bota
24 Prill 2023, 10:55
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet e djeshme në komunat veriore u zhvilluan të qet...
Bota
24 Prill 2023, 09:44
I.A
Aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në udhëkryqin e Komoranit në Kosovë. Në aksident jan&eu...
Bota
24 Prill 2023, 09:39
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku, i cili nuk e ka vizituar vendin e tij të origjinës, Argjentinën që kur u nis p&eu...
Bota
24 Prill 2023, 09:24
I.A
Boeing 737
SHBA- Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroport të dielën në mëngjes në Columbus, O...
Bota
24 Prill 2023, 09:20
I.A
PE
BRUKSEL- Plot 305 amendamente janë paraqitur nga deputetët e Parlamentit Evropian në draft-raportin vjetor për Kosovën, të...
Bota
24 Prill 2023, 08:38
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Të shtëna me armë në SHBA. Të paktën 9 adoleshentë u plagosën në një festë...