LIVE UPDATES
Bota

Agjencia Europiane e Mjedisit: Ndotja e ajrit po vret 1200 fëmijë dhe adoleshentë në Europë çdo vit

Pavarësisht përmirësimeve të bëra në vitet e fundit, niveli i ndotësve kryesorë të ajrit në shumë vende Europiane, mbetet mbi udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëron raporti.

24 Prill 2023, 14:27 Nga I.A
Agjencia Europiane e Mjedisit: Ndotja e ajrit po vret 1200 fëmijë dhe
Paris

TIRANË- Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (European Environment Agency, EEA) ditën e hënë. Gjithashtu, rritet ndjeshëm rreziku i shfaqjes së sëmundjeve më vonë gjatë jetës.

Pavarësisht përmirësimeve të bëra në vitet e fundit, niveli i ndotësve kryesorë të ajrit në shumë vende Europiane, mbetet mbi udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëron raporti.

Europa Qendrore-Lindore dhe Italia janë të prekura veçanërisht rëndë.

Pse të rinjtë janë kaq të prekshëm nga ndotja e ajrit?

Fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekshëm ndaj ndotjes së ajrit, sepse trupi dhe sistemi i tyre imunitar janë ende në zhvillim.

Ekspozimi ndaj dioksidit të azotit dhe ozonit në afat të shkurtër, dhe grimcave të imta – të njohura edhe si PM 2.5 (particulate matter) – në afat të gjatë mund të ndikojë në mirëfunksionimin dhe zhvillimin e mushkërive të fëmijëve. Kjo mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, duke përfshirë astmën, e cila prek 9% të të rinjve në Europë.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë, lidhet gjithashtu me peshën e ulët të lindjes së fëmijëve dhe rrezikun e lindjes së parakohshme.

Raporti vlerëson se, ndotja e ajrit shkakton më shumë se 1200 vdekje të parakohshme në vit, në të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç në 32 vendet anëtare të EEA, të cilat nuk përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën apo Ukrainën.

Edhe pse ky numër është ende i ulët në krahasim me vdekjet e përgjithshme nga ndotja e ajrit, e cila u vlerësua në 311,000 në vitin 2021, ndikimi i vdekjeve ose sëmundjeve kronike në jetën e hershme konsiderohet më i madh.

Në popullatën e gjerë, sëmundjet e zemrës dhe ishemia, janë shkaqet më të zakonshme të vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit, të ndjekura nga sëmundjet e mushkërive dhe kanceri i mushkërive.

Sa e keqe është ndotja e ajrit në Europë?

Në vitin 2021, më shumë se 90% e popullsisë urbane të BE-së, ishte e ekspozuar ndaj niveleve të dëmshme të ndotjes së ajrit, thotë raporti.

Ekspozimi ndaj PM 2.5 – ndotësi më i dëmshëm për shëndetin e njeriut – ishte edhe më i lartë, 97%. Grimcat e imëta janë shkaku kryesor i ishemisë, kancerit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

Të dhënat tregojnë se nivelet e PM 2.5 janë më të këqijat në Europën Qendrore-Lindore dhe Itali, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse të ngurta, si qymyri në shtëpi dhe industri. Zonat, që mendohet se kanë cilësi “shumë të dobët” të ajrit, përfshijnë Piotrków Trybunalski dhe Nowy Sacz në Poloni, Slavonski Brod në Kroaci dhe Kremona në Itali.

Monitorimi tregoi se, nivelet e ozonit dhe dioksidit të azotit, tejkaluan udhëzimet e OBSH-së në të gjitha vendet, ndërsa nivelet më të larta të ozonit, u panë në rajonin e Mesdheut dhe Europën Qendrore.

Faro në Portugali dhe Umeå dhe Uppsala në Suedi, u renditën si qytetet më të pastra Europiane me nivelet mesatare më të ulëta të PM 2.5.

Si mund të reduktojmë dëmet nga ndotja e ajrit?

Pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër (Green Deal), Plani i Veprimit për Zero Ndotje të BE-së (Zero Pollution Action Plan), synon të kufizojë emetimet dhe të ulë ndotjen e ajrit në të gjithë bllokun. Deri në vitin 2030, ai synon të zvogëlojë numrin e vdekjeve të lidhura me PM 2.5 me 55%, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Por, derisa të reduktohet në nivele të sigurta, përmirësimi i cilësisë së ajrit përreth shkollave, mund të ndihmojë në reduktimin e dëmtimit te fëmijët. Kjo mund të përfshijë përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit dhe vendosjen e ndalimeve të trafikut ose kufizimeve të shpejtësisë, kur fëmijët janë duke udhëtuar për në shkollë ose duke luajtur sporte në natyrë. 

Marrë nga Monitor.al

agjencia europiane e mjedisit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen