Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej ai shton se deklarata e thënë ishte hipokrizi e se këshillat që ka dhënë mund t'ia bëjë kolegëve të tij.
KOSOVË- Gazetari Enver Robelli ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, i cili kërkoi që presidentja Vjosa Osmani të shkonte në vizitë në lokalitetet e populluara me pjestarë të pakicës serbe. Përmes dy postimit, Robelli ironizoi deklaratën, duke iu drejtuar ambasadorit me një rikujtim se dhe shefat e tij nuk kanë shkuar ende në një vizitë në Kiev.
Më tej ai shton se deklarata e thënë ishte hipokrizi e se këshillat që ka dhënë mund t'ia bëjë kolegëve të tij.
POSTIMI 1:
Për ambasadorin gjerman në Prishtinë...
Mbase keni të drejtë, i nderuar ambasador, kur thoni se presidentja e Kosovës duhet të vizitojë edhe lokalitetet e populluara me pjesëtarë të pakicës serbe. Megjithatë, i nderuar ambasador, ndoshta është mirë që ju të heshtni duke pasur parasysh se shefat tuaj (kancelari dhe presidenti gjerman) ende nuk e kanë vizituar Kievin. Konsideroj se më i rëndësishëm për paqen në botë është një takim i Olaf Scholzit me Vollodimir Zelenskin se ndonjë takim i kryetares së Kosovës me ndonjë Zhivorad e Millorad të Graçanicës. (Ndonëse, siç e thashë në krye të herës, presidentja do të duhej të ishte më aktive në drejtim të ndërtimit të urave me pakicën serbe, nëse ekziston gatishmëria nga pjesëtarët e kësaj pakice dhe nëse kanë guxim të integrohen në Kosovë përballë terrorit jo vetëm verbal të Beogradit). Thënë edhe më qartë, i nderuar ambasador: hipokrizisë suaj po i vjen një duhmë e rëndë. Hiqni vizat ndaj qytetarëve të Kosovës, së pari, pastaj mund të shihni ndoshta edhe ndonjë lëvizje në Prishtinë. Besueshmërinë e djegur nuk mund ta fitoni me këshilla arrogante si guvernator xhungle. Sepse Kosova nuk është xhungël, as ju nuk jeni guvernator, as prokonsull romak. Dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë të dorës së dytë (ndonëse i trajtoni si të tillë), por janë europianë, madje shumë më të arrirë se plot të tjerë që hyjnë e dalin lirshëm në zonën e Schengenit. Dhe meqë po tentoni ta demonstroni talentin tuaj të zbehtë për këshilla, i nderuar ambasador, porositeni kolegun tuaj në Beograd të protestojë kundër gjuhës raciste të ministrit serb të policisë kundër shqiptarëve. Porositeni të protestojë kundër diskriminimit të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Porositeni të protestojë kundër keqtrajtimeve të shpeshta që u bëhen nëpër Serbi shtetasve të Kosovës.
POSTIMI 2
Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve...
- Me i leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
- Me e pranu një “republikë serbe” brenda Kosovës
- Me i pranu targat serbe të automjeteve dhe me u dakordu që shtetasit e Kosovës nuk guxojnë me tregu as targa, as dokumente të Kosovës në kufi me Serbinë
- Me ia falë kishës serbe disa hektarë tokë
- Me e pranu eksterritorialitetin e kishës serbe në Kosovë
- Mos me folë për krimet e luftës të Serbisë
- Mos me folë për të zhdukunit
- Mos me kërku dënimin e kriminelëve serbë të luftës
- Mos me kërku vendosjen e një pllake përkujtimore në Batajnicë ku u gjetën gati 1000 kufoma viktimash civile të Kosovës
- Mos me përmend kamionin me plot kufoma shqiptarësh të hedhur në Danub
- Mos me nervozu Vuçiqin
- Me pranu “Ballkanin e hapur” për interesa të Serbisë
- Mos me kërku anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare
- Mos me kërku liberalizimin e vizave për kosovarë dhe me lavdëru BE-në që ia ka heq vizat Serbisë si shpërblim për katër luftëra të ndezura në Ballkan, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë
- Dhe krejt në fund: kosovarët me i kërku falje ambasadorëve që janë të lirë dhe të gjallë
- Kur i pranon krejt këto, atëherë mundesh edhe me vjedh vendin dhe asgjë nuk ka me të ndodhë (siç e ka tregu historia...)
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka komentuar urën e bllokuar mbi lumin Ibër që ndan veriun e Mitrovicës me atë të jugut dhe mosvizitën e presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti në këtë pjesë të vendit e te pakicat serbe. Ai tha se ura mbi lumin Ibër është e bllokuar për shkaqe politike, teksa kritikoi presidenten Osmani që kjo urë të mos shfrytëzohet si pretekst për mosvizitë në veri, duke përmendur këtu faktin se serbë ka edhe në Graçanicë, por ajo nuk e ka bërë asnjë vizitë tek ta.
(a.b)/dosja.al
foto ilustruese GJERMANI- Ministri i Financave Robert Habeck ka thënë se qeveria gjermane ka refuzuar për herë të parë të...
Lija e mujmunëve SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se 200 raste të lisë së majmun&eum...
Leonid Vasyukevich RUSI- Një deputet legjislativ i Partisë Komuniste në Lindjen e Largët të Rusisë i ka kërkuar Vladimir...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kanë rishikuar ligjet e tyre për abortin, duke hequr masat që e bëjnë abortin t&e...
Rruge TIRANË- Një artikull kushtuar drejtuesve të mjeteve është realizuar nga CNN. Ata këshillojnë që t&eum...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri thirrje të premten që "qytetarët të armatos...
Elon Musk SHBA- Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk thotë se është koha të fillojmë të bëjmë s&eum...
Bill Gates GREQI- Themeluesi i Microsoft Bill Gates mbërriti pasditen e së premtes në Athinë me një avion pri...
Emmanuel Macron FRANCË- Komentet e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, mbi një bashkësi (komunitet) paralele evropiane p&eu...
arme SHBA- Një grua ka qëlluar për vdekje një burrë në SHBA. Ngjarja ndodhi në Charleston, Virxhinia Perë...