24 Tetor 2022, 13:08
Nga d.a.
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar ekzistencën e draftit franko-gjerman në lidhje me vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për Kosovapress, Osmani u shpreh se diskutimet e ditëve të fundit kanë lënë hapësirë për dizinformata përsa i takon asaj se çfarë kërkojnë partnerët ndërkombëtarë nga Kosova.
“Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh. Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”- tha Osmani.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur disa ditë më parë Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.
Pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, Osmani u pyet të komentonte deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.
Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat. Siç kanë deklaruar zyrtarët në Serbi, ky propozim franko-gjerman, që thuhet se është dorëzuar liderëve në Prishtinë dhe Beograd, parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Beogradit në bllokun evropian.
vjosa osmani drafti franko-gjerman dialogu kosove-serbi
Bota
24 Tetor 2022, 13:03
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një profesor ka dhënë dorëheqje nga puna pasi pretendon se është bullizuar nga nxënësit...
Bota
24 Tetor 2022, 12:52
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Ukraina ka dënuar pretendimet e pabazuara të Rusisë se Kievi mund të përdorë një "bombë t&e...
Bota
24 Tetor 2022, 12:54
d.a.
lufta ne ukraine
UKRAINË- Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu mbajti telefonata me ministrat e mbrojtjes nga disa vende, përfsh...
Bota
24 Tetor 2022, 12:42
d.a.
Sunak
BRITANI- Ai konkurroi kundër Liz Truss për të udhëhequr Partinë Konservatore të Britanisë pasi kryeministri B...
Bota
24 Tetor 2022, 12:33
d.a.
Blinken
SHBA- SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimin pa prova të Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë nj&e...
Bota
24 Tetor 2022, 12:21
d.a.
Targat
KOSOVË- Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri më 31 tetor kur skadon afati që targat me inicialet e qyteteve të Se...
Bota
24 Tetor 2022, 12:06
d.a.
Gjukanovic
MAL I ZI- Edhe pse individualisht ka fituar më së shumti vota, koalicioni rreth Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të pres...
Bota
24 Tetor 2022, 11:24
d.a.
Von Cramon
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se një vendim për liberalizimin e v...
Bota
24 Tetor 2022, 11:07
d.a.
Mordaunt dhe Sunak
BRITANI- Deri më 28 tetor, Britania do të ketë kryeministrin e tretë në më pak se gjas...
Bota
24 Tetor 2022, 11:01
e.k
Albert Einstein
IZRAEL- Qeveria izraelite do të ndajë rreth 6 milionë dollarë dhe Universiteti Hebraik të mbledhë 12 milion&e...