20 Mars 2024, 11:35
Nga N.F
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ditën e sotmë në lidhje me deklaratën e lëshuar gjatë një intëervistë të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili u shpreh se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova. Osmani në reagimin e saj u shpreh se kushdo që mendon kështu ofendon shtetet demokratike që bëjnë hapa drejt NATO-s.
“Kushdo që e konsideron Serbinë që është shtet afër NATO-s nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviçit, që është njëjtë sot siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha Osmani para gazetarëve.
Presidentja më tej shtoi se më larg nga NATO sesa Serbia është vetëm Rusia. Ajo tha se Serbia as vetë nuk dëshiron të jetë pjesë e Aleancës.
“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s dhe ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelë vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin të drejtat bazike të së drejtës ndërkombëtare siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s.
Për shkak se është pikërisht anti vlerave të NATO-s, Serbia nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri për anëtarësim në NATO. Pra, është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO, sepse është kundër NATO-s,” tha ajo.
Osmani tha se Serbia është një shtet, i cili para pak muajsh ka kryer akt agresioni dhe se vazhdimisht tenton ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën përbrenda dhe të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi.
vjosa osmani nato christopher hill kosova serbia
Bota
20 Mars 2024, 11:28
M.B
Një gaforre blu (Callinectes sapidus) vendase në ujërat e Oqeanit Atlantik perëndimor dhe Gjirit të Meksikës dhe i kapur...
Bota
20 Mars 2024, 11:35
S.N
Foto Ilustrim
HOLANDË- Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknolog...
Bota
20 Mars 2024, 11:21
S.N
Martin Zellner
GJERMANI- Gjermania ka lëshuar një ndalim hyrje për të djathtin ekstrem austriak Martin Zellner , një figurë ...
Bota
20 Mars 2024, 11:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit...
Bota
20 Mars 2024, 10:56
M.B
Miniera
KOSOVA- Minatori nga Kosova, Emin Hasani ndihet më afër Zotit kur e prish agjërimin e Ramazanit 800 metra nën tokë. Pas nj...
Bota
20 Mars 2024, 10:57
S.N
Foto Ilustrim
KINË- Një numër i madh i figurave publike ndërkombëtare kanë kritikuar ligjin e ri të sigurisë të...
Bota
20 Mars 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të...
Bota
20 Mars 2024, 10:29
M.B
Foto ilustruese
Finlanda kryeson sërish Raportin Botëror të Lumturisë për vitin 2024 ku të 7-in vit radhazi renditet si vendi...
Bota
20 Mars 2024, 10:31
S.N
Foto Ilustrim
KANADA- Kanadaja do të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael, njoftoi dje një burim qeveritar pas një...
Bota
20 Mars 2024, 10:16
M.B
Fermerët
POLONIA– Fermerët polakë po planifikonin më shumë se 500 bllokada rrugore të mërkurën për t&eum...