LIVE UPDATES
Bota

Pablo Neruda u vra! Analizat e ekspertëve nga 3 vende konfirmojnë vrasjen e tij me helm

Ekspertët ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore disa vite më parë hodhën poshtë pretendimet se shkaku zyrtar i vdekjes ishte dobësia e trupit për shkak të sëmundjes kronike - në këtë rast, kancerit. Por shtuan se nuk e dinin saktësisht se çfarë e vrau Nerudën.

15 Shkurt 2023, 16:25 Nga k.m.
Pablo Neruda u vra! Analizat e ekspertëve nga 3 vende konfirmojnë
Pablo Neruda

SANTIAGO- Ekspertët mjeko-ligjorë kanë bërë me dije se poeti kilian Pablo Neruda vdiq nga helmimi gati 50 vjet më parë. Lajmin e dha të hënën një anëtar i familjes së fituesit të çmimit Nobel. Zbulimi u bë nga Rodolfo Reyes, një nip i Nerudës. Qëndrimi zyrtar i deklaruar prej kohësh ka qenë se Neruda vdiq nga ndërlikimet e kancerit të prostatës, por shoferi i poetit pretendoi për dekada të tëra se ai ishte helmuar.

Nuk pati asnjë konfirmim të komenteve të Reyes nga ekspertët mjeko-ligjorë nga Kanadaja, Danimarka dhe Kili, të cilët kanë planifikuar të publikojnë një raport të mërkurën mbi shkakun e vdekjes së Nerudës. Ekspertët ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore disa vite më parë hodhën poshtë pretendimet se shkaku zyrtar i vdekjes ishte dobësia e trupit për shkak të sëmundjes kronike - në këtë rast, kancerit. Por shtuan se nuk e dinin saktësisht se çfarë e vrau Nerudën.

Në një intervistë me Associated Press, Reyes tha se testet mjekoligjore të kryera në laboratorët danezë dhe kanadezë treguan një prani të "një sasie të madhe të cloristridium botulinum". Toksina e fuqishme mund të shkaktojë paralizë në sistemin nervor deri në vdekje. Si avokat në çështjen gjyqësore për vdekjen e xhaxhait të tij, Reyes tha se ka akses në raportin mjeko-ligjor, i cili u krye pasi i njëjti grup ekspertësh tha në 2017 se kishte indikacione për një toksinë në kockat e poetit të ndjerë.

Raporti do të publikohet pothuajse 50 vjet pas vdekjes së poetit dhe anëtarit të Partisë Komuniste të Kilit. Neruda, i cili ishte 69 vjeç dhe vuante nga kanceri i prostatës,kur  vdiq në kaosin që pasoi grushtin e shtetit të Kilit të 11 shtatorit 1973, që rrëzoi presidentin Salvador Allende dhe vendosi në pushtet gjeneralin Augusto Pinochet.

Trupi i Nerudës u zhvarros në vitin 2013 për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por ato teste nuk treguan asnjë agjent toksik ose helm në kockat e tij. Megjithatë familja dhe shoferi i tij kërkuan hetime të mëtejshme. Neruda u rivarros në shtëpinë e tij të preferuar me pamje nga Bregu i Paqësorit vitin e kaluar.

Më pas, në vitin 2017, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë përcaktoi se Neruda nuk vdiq nga kanceri ose kequshqyerja, duke hedhur poshtë shkakun zyrtar të vdekjes, por duke mos e përcaktuar shkakun.

Neruda, i cili ishte më i njohur për poezitë e tij të dashurisë, ishte një mik i Allendes, i cili vrau veten në vend që t'u dorëzohej trupave gjatë grushtit të shtetit të udhëhequr nga Pinochet. Neruda u traumatizua nga pushtimi, persekutimi dhe vrasja e miqve të tij. Ai planifikoi të shkonte në mërgim, ku do të kishte qenë një zë me ndikim kundër diktaturës.

Por një ditë para nisjes së tij të planifikuar, ai u dërgua me ambulancë në një klinikë në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ku ishte trajtuar për kancer dhe sëmundje të tjera. Neruda vdiq zyrtarisht atje më 23 shtator 1973, nga shkaqe natyrore. Por dyshimet se diktatura kishte gisht në vdekjen e tij mbetën për shumë kohë në mendjet e njerëzve, edhe pasi Kili u kthye në demokraci në 1990.

Gjatë jetës së tij, Neruda grumbulloi dhjetëra çmime, duke përfshirë Çmimin Nobel për Letërsinë e 1971, por vitet e fundit janë shfaqur kritika nga grupet feministe për një përdhunim që ai kreu në vitet 1930 dhe të cilin ai e rrëfeu në librin e tij "Unë rrëfej se kam jetuar." Ai gjithashtu kritikohet për braktisjen e vajzës së tij të vetme, Malva Marina, sepse ajo kishte lindur me hidrocefalus (deformimi i kokës).

pablo neruda

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët