LIVE UPDATES
Bota

Paga të dyfishta e kontrata fiktive, analiza e REL: Ku shkoi buxheti i Kosovës për komunat serbe?

Megjithatë, këta dy sektorë në këto komuna punojnë kryesisht nën sistemin e Serbisë dhe pranojnë paga edhe nga buxheti i këtij vendi. REL-i ka gjetur se, në disa raste, buxheti i Kosovës i ndarë për ta, është shpenzuar në forma të dyshimta.

21 Shkurt 2024, 16:12 Nga N.F
Paga të dyfishta e kontrata fiktive, analiza e REL: Ku shkoi buxheti i
Foto ilustruese

KOSOVË- Dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë kanë pranuar, ndër vite, fonde nga buxheti i Kosovës për paga të punëtorëve në sistemin arsimor dhe shëndetësor. Megjithatë, këta dy sektorë në këto komuna punojnë kryesisht nën sistemin e Serbisë dhe pranojnë paga edhe nga buxheti i këtij vendi. REL-i ka gjetur se, në disa raste, buxheti i Kosovës i ndarë për ta, është shpenzuar në forma të dyshimta.

V.J., qytetar serb i komunës së Leposaviçit - pjesa veriore e Kosovës - ka pranuar dy paga si punëtor i një shkolle në këtë komunë për së paku dhjetë vjet, deri në vitin 2018. Në dhjetë komuna të Kosovës, që banohen në shumicë nga serbët, përfshirë Leposaviqin, sistemi arsimor punon sipas planprogramit të Serbisë dhe pranon fonde drejtpërdrejt nga buxheti i Serbisë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, V.J. - identiteti i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë - tregon se në vitin 2017 ka marrë një kontratë me kohë të pacaktuar nga komuna, sipas ligjeve të Kosovës, edhe pse ka pasur një kontratë aktive me sistemin serb.

“Edhe para asaj kontrate, kemi marrë para [paga nga buxheti i Kosovës]... Atëherë kemi marrë para pa asnjë kontratë. Të gjithë punëtorët [në sistemin serb] kanë marrë para pa kontratë dhe pastaj i kemi marrë kontratat [nga Kosova]”, thotë V.J.

Në shkurt të vitit 2018, shton ai, pushteti i ri lokal në Lepsoaviç, i kryesuar atëkohë nga Zoran Todiq i Listës Serbe, ua ka ndaluar të ardhurat nga buxheti i Kosovës, pa ndonjë arsyetim, sipas tij. Në institucionet serbe të arsimit në Kosovë, të cilat funksionojnë që nga paslufta më 1999, punëtorët, përveç pagës bazë, marrin edhe një shtesë nga shteti serb - që nënkupton se të ardhurat e tyre sillen nga 900 deri në 1.300 euro në muaj. Paga e mësimdhënësve në sistemin e Kosovës, ndërkaq, është nga 580 deri mbi 600 euro.
V.J. thotë se nuk ka marrë kurrë ndonjë vendim për ndërprerje të kontratës me sistemin e Kosovës.

“Ajo pagë [nga buxheti i Kosovës] u është shpërndarë më pas disa njerëzve të partisë [Lista Serbe], që nuk kanë punuar kurrë, por i kanë marrë rrogat”, thotë V.J., pa specifikuar se kush saktësisht paguhet me atë pagë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Por, për këtë çështje, V.J. thotë se ka ngritur padi në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në fund të vitit 2020. Sipas dokumenteve që ka siguruar REL-i, përmes kësaj padie ai ka kërkuar rikthim retroaktiv të pagave, që kapin vlerën e rreth 11 mijë eurove deri në kohën e padisë. Sipas avokatit mbrojtës të V.J., padia e tij nuk është shqyrtuar ende në Gjykatën e Mitrovicës, dega në Leposaviç - siç duket për shkak të mungesë së stafit.

Punonjësit serbë të institucioneve të Kosovës në veri, përfshirë gjykatat, kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të kontaktojë ish-kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiç, në lidhje me ndërprerjen e pagesave për punonjësit e arsimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, ai nuk është përgjigjur.

Todiq, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje në vitin 2022, është edhe kryetar i Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Leposaviçit, i cili punon nën sistemin serb. Deri në dorëheqje, ai ka marrë dy paga, një nga buxheti i Kosovës dhe një nga Serbia. Numri i saktë i punëtorëve arsimorë në Leposaviç nuk është publik.

As në publikimet vjetore të statistikave të arsimit, Ministria e Arsimit e Kosovës thotë se nuk i ka të dhënat statistikore për arsimin e komunitetit serb në Kosovë. Megjithatë Kosova, çdo vit, ndan buxhet për të 38 komunat e Kosovës, përfshirë për paga dhe shtesa në arsim dhe shëndetësi. E kontaktuar nga REL-i, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjen nëse e di apo ka monitoruar se si shpenzohet ky buxhet. As Komuna e Leposaviqit, që tani udhëhiqet nga kryetari shqiptar, Lulzim Hetemi, nuk ka mundur të japë përgjigje se në çfarë mënyre shpenzohet ky buxhet.

Në një vizitë që REL-i bëri në këtë komunë më 15 shkurt, pa se në një zyrë të vogël të objektit disakatësh të komunës, ishin renditur dhjetëra dokumente komunale, të ndara në dy vitrina. Njëra nga vitrinat mbante dokumente të komunës që punonte me ligjet e Kosovës, e tjetra dokumente nga komuna paralele që kontrollohet nga Serbia. Të dyja këto institucione, para vitit 2022, punonin nga i njëjti objekt. Hetemi tha se nuk ka informacione se si mund të jetë harxhuar buxheti paraprak i komunës.

“Ato [para] nuk e dimë se ku kanë shkuar, sepse nuk kemi qenë kompetentë për t’i shikuar dokumentet. Menjëherë e kam bërë një thirrje që të vijë [policia] e krimeve ekonomike. Që dy muaj e gjysmë janë duke hetuar... janë duke shfletuar dokumentacionin se ku dhe nga kanë shkuar këto para”, tha Hetemi për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës konfirmoi për REL-in se ka nisur hetime “rreth keqpërdorimeve në Komunën e Leposaviçit” dhe se është në fazën e mbledhjes së dëshmive.

“Janë sekuestruar disa dosje”, tha policia.

Komuna konfirmoi se, aktualisht, janë rreth dhjetë persona të punësuar në sistemin arsimor në komunë, nga komuniteti shqiptar, që paguhen nga buxheti i saj. Hetemi tha se po bëhen përpjekje që stafi i shkollave në gjuhën serbe, të integrohet në institucionet komunale të Kosovës.

“Nëse ata nuk hyjnë në sistemin tonë të komunës, ne ato para [për paga dhe mëditje] do t’i shfrytëzojmë në mënyra të ndryshme. Për shembull, përmes asamblesë, do t’i përdorim diku tjetër”, tha ai.

Pjesa më e madhe e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si shpenzohet buxheti për paga dhe shtesa në sistemin arsimor dhe nëse punëtorët në këtë sistem kanë paga të dyfishta. Një ndër komunat e vetme që u përgjigj, ajo e Novobërdës, konfirmoi se në këtë komunë janë të punësuar 219 punëtorë të arsimit - 140 që punojnë në shkollat në gjuhën serbe dhe 79 në shkollat shqip.

Sipas saj, të gjithë këta punëtorë marrin paga nga buxheti i Kosovës. Komuna tha se nuk ka informacione nëse punëtorët në shkollat me planprogram serb, marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë. Por, burime të Radios Evropa e Lirë kanë treguar se në një komunë tjetër me shumicë serbe, në jug të Lumit Ibër, persona që kanë marrë kontrata mësimdhënësish, ushtrojnë në fakt pozita të tjera brenda komunës.

Në Komunën e Graçanicës, ndonëse shkollat punojnë në sistemin serb, së voni janë hapur konkurse për punëtorë arsimorë në sistemin e Kosovës. Një nga konkurset e fundit ishte në tetor të vitit të kaluar, për tre arsimtarë në shkollat fillore që punojnë sipas sistemit serb dhe dy profesorë në një shkollë të mesme dhe një shkollë të elektroteknikës, që po ashtu funksionojnë sipas sistemit serb. Paraprakisht, në maj të vitit 2023, kjo komunë shpalli konkurs për 14 vende pune në shkollat fillore dhe 11 profesorë në shkollat e mesme.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë me drejtorët e këtyre shkollave, por në telefon është përgjigjur vetëm drejtori i Shkollës së Elektroteknikës, Millan Dimitrijeviq. I pyetur nëse në shkollën e tij ka mësimdhënës që e marrin pagën nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, ai tha se nuk mund të përgjigjet.

“Nuk mund t'ju jap asnjë informacion, për çdo gjë duhet të kontaktoni Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë”, tha Dimitrijeviq, duke iu referuar një institucioni paralel që udhëheq arsimin e komunitetit serb në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar këtë institucion dhe Ministrinë e Arsimit në Qeverinë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për sistemin arsimor në komunitetet serbe në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigje.

Situatë e ngjashme në fushën e shëndetësisë

Kosova ndan buxhet edhe për punëtorët në sistemin shëndetësor në komunat me shumicë serbe, ndonëse ata punojnë sipas sistemit serb. Ngjashëm me rastin e V.J., REL-i ka gjetur edhe një rast ku një punëtore shëndetësore në Mitrovicën e Veriut - tjetër komunë me shumicë serbe, afër Leposaviqit - ka ngritur padi, pasi paga nga sistemi i Kosovës i është ndërprerë papritur në vitin 2015. Deri atëherë, ajo kishte marrë pagë të dyfishtë - edhe nga Kosova, edhe nga Serbia.

Komunat me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër shpesh shpallin konkurse për mjekë apo personel tjetër mjekësor, të cilët më pas punësohen në ndonjë institucion shëndetësor që punon në sistemin serb.

Këtë e konfirmoi për REL-in Branimir Stojanoviq, ish-kryetar i Graçanicës dhe ish-zyrtar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Ai tani është një nga themeluesit e partisë së re të serbëve në Kosovë - Lëvizja Popullore Serbe.

“Ju keni mjekë specialistë, të cilët, p.sh., punojnë në spitalin e Graçanicës. Ndoshta ka pasur ndonjë manipulim me kontratat më parë, por ajo që kemi bërë, është se ne kemi shpallur konkurse dhe kështu kemi punësuar njerëz", tha Stojanoviq dhe shtoi se nuk beson se ka pagesa të dyfishta për këta punëtorë.

Stojanoviq beson se institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë duhet të mbeten të lidhura me sistemin serb, sepse ato janë kyçe për mbijetesën e serbëve, sipas tij. Ai tha se problemi i pagesave të dyfishta të rrogave duhet të rregullohet përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në vitin 2013. Ky asociacion, i cili nuk është themeluar ende, parashihet të ketë juridiksion në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, por edhe buxhetin e vet, në të cilin do të derdheshin mjete nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

Shteti serb ndan çdo vit miliona euro fonde për Kosovën, megjithëse nuk ka shumë transparencë se si shpenzohen ato fonde. Vetëm për vitin 2024 janë ndarë afër 140 milionë euro. Pagat në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë kalojnë përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë temë. Sipas një projektstatuti të hartuar nga Perëndimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, institucionet serbe të shëndetësisë dhe të arsimit parashihet të regjistrohen si institucione private.

Marrë nga REL

kosove buchet komunat serbe

Sondazh

Poll
Bota 21 Shkurt 2024, 15:58 h.k

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Foto ilustruese RUSI-Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik - i cili është i sanksionu...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje