Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Pagoi mijëra dollarë për të tharë në ngrirje macen e ngordhur, pronarja: Doja të ishim "së bashku përgjithmonë" (FOTO)
Gjatë procesit të tharjes në ngrirje, temperaturat e ftohta aplikohen në vakum për një periudhë të gjatë kohore, për të hequr lagështinë nga indet e trupit
2 Qershor 2023, 14:47Nga m.s
Vajza me macen
PORTLAND- Një grua pagoi mijëra dollarë për të tharë në ngrirje macen e saj të dashur, pasi ajo ngordhi papritur. Soren High, një stiliste e veshjeve nga Portland, Oregon, ndau një video virale në llogarinë e saj në TikTok, @teapourn, e cila tani ka mbledhur mbi 4.9 milionë shikime.
“Kam parë që macja ime të vritej nga një qen që po ushqeja para shtëpisë sime, natën vonë”, u tha 35-vjeçarja ndjekësve të saj.
“Kjo ka qenë një nga humbjet më të rënda të jetës sime”, tha ajo.
Macja e High, Lokicat, ngordhi më 18 shkurt. Pronarja e kafshës shtëpiake vendosi se mënyra më e mirë për ta përkujtuar, ishte ta thante atë në ngrirje.
“E dija se doja ta ruaja Lokicat ditën që e çova në shtëpi”, tha ajo. “Tharja në ngrirje ka më pak ndikim në indet e trupit, duke e bërë ruajtjen shumë më ideale. Ka shumë pak shanse që ajo të mos i ngjajë vetes, gjatë ngrirjes”, shpjegoi High në një video.
Gjatë procesit të tharjes në ngrirje, temperaturat e ftohta aplikohen në vakum për një periudhë të gjatë kohore, për të hequr lagështinë nga indet e trupit, raporton “UNILAD”. Ajo dokumentoi çdo pjesë të procesit të tharjes në ngrirje, duke përfshirë paketimin e arkivolit të Lokicat për transport, së bashku me lule dhe pako akulli. Tre muaj pasi e dërgoi trupin e maces së saj për t'u tharë në ngrirje, High e mori macen e saj me postë.