18 Mars 2023, 10:45
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti pak para nisjes së takimit me zyrtarët e BE-së në Ohër ka deklaruar se do të ketë diskutime për Aneksin e Implementimit pra për planin e zbatimit meqë ende s’ka një tekst përfundimtar. Kurti ka sqaruar se përderisa s’ka ende një tekst përfundimtar, s’mund të ketë përfundim të bisedimeve dhe marrëveshje.
“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në njoftim thuhet se dialogu do të fillojë nga ora 10, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Ndërkaq në orën 10:30, zyrtarët e BE-së fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, e më pas do të ketë takim trepalësh.
dialogu kosove-serbi albin kurti
Bota
18 Mars 2023, 10:33
a.l
Albin Kurti
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se është optimist për takimin që do...
Bota
18 Mars 2023, 10:25
I.A
Nicholas Abbott
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se me vullnet p...
Bota
18 Mars 2023, 09:14
I.A
Momenti i nisjes
OHËR- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së p&eum...
Bota
18 Mars 2023, 09:03
I.A
Ohri
OHËR- Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosov...
Bota
18 Mars 2023, 08:49
I.A
Kurti-Vucic
KOSOVË- Zyra e Bashkimit Evropian ditë më parë ka bërë publike agjendën e takimeve të 18 marsit që...
Bota
18 Mars 2023, 08:33
I.A
Rakun
KINË- Të dhënat gjenetike të publikuara rishtazi të mbledhura nga një treg ushqimor i gjallë në Wuhan kan&eum...
Bota
18 Mars 2023, 08:21
I.A
Kurti Vucic
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen f...
Bota
18 Mars 2023, 07:54
I.A
Momenti i arrestimit
SHBA- Një qytetar ndihmoi në kapjen e një të dyshuari të armatosur që po ikte nga policia në qyteti...
Bota
17 Mars 2023, 23:21
F.M
Protesta për Asociacionin
KOSOVË- 75.9 përqind e qytetarëve të kosovës i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti q&...
Bota
17 Mars 2023, 23:12
k.m.
Magdalena Zalinska
BRITANI E MADHE- Shefja e një klubi nate e akuzuar se ka mashtruar të dashurin e saj me 4 milionë paund është g...