LIVE UPDATES
Bota

Papa Françesku nxit Ukrainën të realizojë negociata me Rusnë, Zelenksyy reagon ashpër

Ndërkohë Kremlini deklaroi të hënën se thirrja e Papa Françeskut për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është mjaft e arsyeshme dhe se Rusia është e gatshme të ulet për të biseduar, por se Kievi po hedh poshtë bisedimet për shkak të përshtypjes së gabuar se Perëndimi mund ta mposhtë Rusinë.

11 Mars 2024, 18:19 Nga S.N

 

Papa Françesku nxit Ukrainën të realizojë negociata me
Papa Françesku

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë thirrjet e Papa Françeksut për bisedime me Rusinë, ndërkohë që ministri i jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij kurrë nuk do të kapitullojë.

“Kur ligësia ruse filloi këtë luftë më 24 shkurt, të gjithë ukrainasit u ngritën për t’u mbrojtur. Të gjithë të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, të gjithë. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit fetarë ukrainas me ushtrinë, me forcat e mbrojtjes, në vijë të frontit, që mbrojnë jetën dhe njerëzimin. Na mbështesin me lutje, me fjalë, me vepra. Kjo është domethënia e kishës për njerëzit. Jo 2,500 kilometra larg, duke ndërmjetësuar nga distanca ndërmjet dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që synon të të shkatërrojë,” tha Zelenskyy.

Ndërkohë Kremlini deklaroi të hënën se thirrja e Papa Françeskut për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është mjaft e arsyeshme dhe se Rusia është e gatshme të ulet për të biseduar, por se Kievi po hedh poshtë bisedimet për shkak të përshtypjes së gabuar se Perëndimi mund ta mposhtë Rusinë.

“Është mjaft e arsyeshme që ai (Papa) foli në favor të negociatave,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Fatkeqësisht, të dyja deklaratat të papës dhe ato të përsëritura të palëve tjera, përfshirë tonat, së fundi janë përballur me refuzim të ashpër,” shtoi ai.

Zëdhënësi rus Peskov tha se situata në fushëbetejë tregon se shpresat e Perëndimit për t’i shkaktuar “disfatë strategjike” Rusisë ishin të gabuara.

Ky është keqkuptimi më i thellë, gabimi më i thellë, dhe rrjedha e ngjarjeve, sidomos në fushëbetejë, është prova më e qartë,” tha ai.

Papa Françesku deklaroi në një intervistë për një media zvicerane se Ukraina duhet të ketë, siç e quajti ai guximin, të ngrejë “flamurit të bardhë” dhe të negociojë përfundimin e luftës me Rusinë, dy vjet pas sulmit në shkallë të gjerë të Moskës që la dhjetëra mijëra të vdekur.

Papa Françesku i bëri këto komente gjatë një interviste me televizionin zviceran RSI gjatë fundjavës, pasi u pyet për qëndrimin e tij ndaj debatit mes atyre që thonë se Ukraina duhet të dorëzohet meqë nuk ka arritur t’i zmbrapsë forcat ruse dhe atyre që thonë se po ta bënte një gjë të tillë do të legjitimonte veprimet e palës më të fuqishme. Intervistuesi përdori fjalët “flamur i bardhë” në pyetjen e parashtruar.

“Është njëri prej interpretimeve, është e vërtetë,” deklaroi Papa, sipas kopjes së intervistës të transkriptuar dhe një pjese të xhirimit që iu dha agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën. Intervista e plotë do të transmetohet me 20 mars si pjesë e një programi kulturor.

“Por mendoj se më i fuqishmi është (interpretimi) që merr parasysh situatën, mendon për njerëzit dhe ka guximin për të ngritur flamurin e bardhë, dhe negocion,” deklaroi Papa Françesku, duke shtuar se bisedimet duhet të mbahen me ndihmën e fuqive ndërkombëtare.

Deklaratat e tij u bën disa javë para propozimit që Presidenti turk Tajip Erdogan bëri të premten për organizimin e një takim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Presidenti turk bëri këtë propozim pas takimit në Stamboll me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili tha se ndonëse dëshiron paqe ai nuk pranon të japë territor.

“Të negociosh është veprim i guximshëm. Kur e sheh se je i mundur, se gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet ta kesh guximin për të negociuar,” sipas tij.

Mendohet se kjo është hera e parë që Papa Françesku ka përdorur fjalët “flamur i bardhë” apo “disfatë” gjatë diskutimit të luftës së Ukrainës, ndonëse në të kaluarën ai ka folur për nevojën për bisedime. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha përmes një njoftimi se Papa përdori fjalët “flamur i bardhë” si intervistuesi, duke i përdorur ato në kontekstin “e ndalimit të luftimeve dhe armëpushimit të arritur përmes guximit për të negociuar.”

Vitin e kaluar Papa 87 vjeç dërgoi një të dërguar për paqe, Kardinalin italian Matteo Zuppi në Kiev, Moskë dhe Uashington për të kuptuar qëndrimet e udhëheqësve të këtyre vendeve.

“Dikush mund të vendoset në pozitë,” tha Papa për negociatat, “por sa do të vdesin për shkak të luftës? Duhet negociuar me kohë, të kërkohet një shtet që mund të bëhet ndërmjetës,” deklaroi Papa Françesku, duke përmendur Turqinë si njëri nga vendet që ka ofruar ndërmjetësim.

“Mos u ndje i turpëruar që të pranosh të bësh negociata para se gjërat të bëhen më keq,” deklaroi Papa, i cili ka bërë qindra thirrje për atë që e quan “Ukrainë të martirizuar.” I pyetur nëse është i gatshëm të ndërmjetësojë, Papa Françesku u përgjigj: Këtu jam.

Në një pjesë tjetër të intervistës, ndërsa fliste për luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, Papa tha: Negocimi kurrë nuk është dorëzim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu shprehu kundërshtimin e tij me deklaratat e Papës.

Ai tha se “nëse dëshirojmë një zgjidhje të negociuar paqësore të qëndrueshme mënyra për të arritur aty është t’i ofrojmë përkrahje ushtarake Ukrainës.”

Sekretari Stoltenberg tha se ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve është e pandashme nga forca në fushëbetejë. “Nuk është koha për të folur për dorëzimin e ukrainasve. Do të ishte tragjike për ta dhe shumë e rrezikshme për të gjithë ne,” deklaroi ai.

Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi në platformën X se një njeri i qëndrueshëm në cilindo kontest duhet të qëndrojë pranë anës së drejtë e jo të provojë t’i barazojë palët dhe t’i quajë ‘negociata’.

“Flamuri ynë është i verdhë dhe i kaltër,” shkroi zoti Kuleba duke iu referuar flamurit të Ukrainës. “Ky është flamuri krah të cilit jetojmë, vdesim dhe triumfojmë. Kurrë nuk do të valojmë flamuj të tjerë,” shtoi ai.

Marrë nga VOA

papa rancesku ukraina rusia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet